Giganti shqiptar Agna zgjeron fuqinë në rajon: kërkon blerjen e Mako-Market në Maqedoninë e Veriut
Agna sh.a., një kompani private nga Shqipëria, ka paraqitur pranë Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës (KMK) kërkesën për të marrë kontroll të vetëm mbi distributorin Mako-Market DOO Shkup. KMK njoftoi se aplikimi për koncentrim është dorëzuar katër ditë më parë, ndërsa procedura e shqyrtimit është në zhvillim. Agna, me pronarë përfitues Vasil Naçi, Kristo Naçi dhe Kosta Sotiri, është një nga kompanitë më të mëdha të tregtisë me shumicë dhe distribucionit të produkteve FMCG në Shqipëri, duke operuar në import-eksport, prodhim pijeve, logjistikë dhe projekte ndërtimore. Agna është prezente tashmë në Maqedoninë e Veriut përmes filialit AGNA Investment DOOEL Shkup, i angazhuar në administrimin e pasurive të paluajtshme, si dhe përmes Pevec International DOOEL, aktiv në sektorin e ndërtimit. Mako-Market, kompania që pritet të merret nën kontroll, operon në tregtinë me shumicë të produkteve ushqimore, pijeve, higjienës personale dhe produkteve të pastrimit. Ajo zotëron kapacitete p...