P0P

Giganti shqiptar Agna zgjeron fuqinë në rajon: kërkon blerjen e Mako-Market në Maqedoninë e Veriut


 


Agna sh.a., një kompani private nga Shqipëria, ka paraqitur pranë Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës (KMK) kërkesën për të marrë kontroll të vetëm mbi distributorin Mako-Market DOO Shkup.

KMK njoftoi se aplikimi për koncentrim është dorëzuar katër ditë më parë, ndërsa procedura e shqyrtimit është në zhvillim. Agna, me pronarë përfitues Vasil Naçi, Kristo Naçi dhe Kosta Sotiri, është një nga kompanitë më të mëdha të tregtisë me shumicë dhe distribucionit të produkteve FMCG në Shqipëri, duke operuar në import-eksport, prodhim pijeve, logjistikë dhe projekte ndërtimore.

Agna është prezente tashmë në Maqedoninë e Veriut përmes filialit AGNA Investment DOOEL Shkup, i angazhuar në administrimin e pasurive të paluajtshme, si dhe përmes Pevec International DOOEL, aktiv në sektorin e ndërtimit.

Mako-Market, kompania që pritet të merret nën kontroll, operon në tregtinë me shumicë të produkteve ushqimore, pijeve, higjienës personale dhe produkteve të pastrimit. Ajo zotëron kapacitete prodhuese për artikuj konditorë dhe kokoshka dhe ka një rrjet të gjerë logjistik me flotë të vetën transporti, duke mbuluar gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.



Sipas KMK, pjesa dërrmuese e të ardhurave të Mako-Market gjenerohet në tregun vendas, me një pjesë të kufizuar nga eksporti.

Rregullatori pritet të vlerësojë nëse transaksioni mund të ndikojë në konkurrencën në tregun e produkteve të konsumit të gjerë përpara se të marrë vendimin përfundimtar.

MOS HUMBISNI..


Comments

MOS E HUMB KETE OFERT KLIKOJE

NTVB

Popular posts from this blog

Shoku i Daorsës zbulon detajet tronditëse, çfarë bëri i dashuri i saj pasi verifikoi se vdiq

A është normale kjo që sapo i ndodhi Selvije Jaos pas tragjedisë në familje? (Foto)

SKANDALOZE: Katalog me femra që ofrojnë shërbime – ky është çmimi!