SKANDALOZE: Katalog me femra që ofrojnë shërbime – ky është çmimi!
Sipas burimeve jozyrtare të portalit Portal24-7.mk, para disa ditësh në Shkup thuhet se ka filluar të funksionojë një shtëpi publike në të cilën ofrohen shërbime seksuale kundrejt pagesës. Të njëjtat burime pretendojnë se në ofertë ka femra nga Maqedonia, por edhe nga vende të tjera si Kolumbia, Brazili, Ukraina dhe Shqipëria.
Në internet është shfaqur edhe një katalog me fotografi të grave si dhe mundësi për rezervim të terminit, ndërsa çmimet, sipas këtyre informacioneve të pakonfirmuara, thuhet se variojnë nga 100 deri në 600 euro, në varësi të kohëzgjatjes së angazhimit.
Pavarësisht seriozitetit të rastit, deri më tani nuk ka reagim nga Ministria e Punëve të Brendshme apo nga institucionet tjera kompetente. Qytetarët presin hetim dhe konfirmim apo mohim zyrtar të këtyre informacioneve që po qarkullojnë në publik.

Comments
Post a Comment