P0P

Shtatë të arrestuar pas ndeshjes Vardar-Shkupi


 



Policia ka njoftuar se ka arrestuar shtatë persona për prishje të rendit dhe qetësisë publike pas përfundimit të ndeshjes mes Vardarit dhe Shkupit, përcjell SHENJA.



{Sot (30.11.2025), pas përfundimit të ndeshjes së futbollit në kuadër të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, e luajtur ndërmjet ekipeve të KF Vardari AD Shkup dhe KF Shkupi- Shkup, në kompleksin sportiv të FFM “Petar Miloshevski”, për shkak të kryerjes së kundërvajtjeve me hedhje të mjeteve piroteknike nga Ligji për parandalimin e dhunës në ndeshjet sportive, si dhe për prishje të rendit dhe qetësisë publike me sjellje të pahijshme dhe arrogante dhe mosrespektim të urdhërave të punonjësve policorë në dy lokacione të ndryshme në territorin e qytetit të Shkupit, janë arrestuar gjithsej shtatë persona, ndaj të cilëve do të ndërmerren masa në përputhje me dispozitat ligjore”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Comments

MOS E HUMB KETE OFERT KLIKOJE

NTVB

Popular posts from this blog

Shoku i Daorsës zbulon detajet tronditëse, çfarë bëri i dashuri i saj pasi verifikoi se vdiq

A është normale kjo që sapo i ndodhi Selvije Jaos pas tragjedisë në familje? (Foto)

SKANDALOZE: Katalog me femra që ofrojnë shërbime – ky është çmimi!