P0P

Komuna e Tetovës shpall 1 Dhjetorin ditë zie për Shpat Kasapin


 


Komuna e Tetovës ka shpallur 1 Dhjetorin 2025 (e hënë) ditë zie në territorin e saj, me rastin e vdekjes së këngëtarit të njohur tetovar Shpat Kasapi, përcjell INA.



Vendimi është miratuar nga Këshilli i Komunës së Tetovës në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur më 30.11.2025, duke u bazuar në nenin 36, paragrafi 1, pika 15 të Ligjit për vetëqeverisje lokale.

Sipas vendimit, dita e zisë shpallet “për shkak të vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi”, ndërsa institucioneve publike, personave juridikë dhe qytetarëve u rekomandohet që në këtë ditë të përmbahen nga organizimi i ceremonive solemne, argëtuese dhe ngjarjeve muzikore.

Në vendim theksohet se ai hyn në fuqi ditën e miratimit dhe do të publikohet në “Fletoren Zyrtare të Komunës së Tetovës”.

Shpat Kasapi, një nga emrat më të njohur të muzikës moderne shqipe, ndërroi jetë papritur pas një ataku kardiak në moshën 40-vjeçare, duke shkaktuar trishtim të madh te familja, miqtë, kolegët dhe admiruesit e tij në mbarë hapësirën shqiptare.(INA)




Comments

MOS E HUMB KETE OFERT KLIKOJE

NTVB

Popular posts from this blog

Shoku i Daorsës zbulon detajet tronditëse, çfarë bëri i dashuri i saj pasi verifikoi se vdiq

A është normale kjo që sapo i ndodhi Selvije Jaos pas tragjedisë në familje? (Foto)

SKANDALOZE: Katalog me femra që ofrojnë shërbime – ky është çmimi!