P0P

Kallëzim penal për Oliver Spasovskin

 





Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, përcjell TV21. I njëjti, sipas MPB-së, dyshohet për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve duke dëmtuar buxhetin e shtetit për 5.565.927 denarë (rreth 90.500 euro)


“Gjatë ushtrimit të funksionit të tij si ministër i Brendshëm, gjatë vitit 2021, O.S. ka shfrytëzuar pozitën dhe autorizimet zyrtare për t’i mundësuar një subjekti juridik – për kontroll teknik në komunën Saraj – të përfitojë pasuri në mënyrë të kundërligjshme në shumën prej 5.565.927 denarë. O.S. veprën e ka kryer duke mos marrë vendim për heqjen e autorizimit për kontrollin teknik brenda afatit ligjor, bazuar në propozimin e dorëzuar nga njësia kompetente për çështjet civile. I njëjti e dinte se afati për vendimin për heqjen e autorizimit ishte maksimalisht 15 ditë nga dorëzimi i rastit, ai nuk e përmbushi detyrën e tij zyrtare në përputhje me nenin 65, paragrafi 3 të Ligjit për Automjete dhe nenin 5 të Rregullores për mënyrën dhe procedurën e dhënies dhe heqjes së autorizimit për subjektin juridik për kontroll teknik të automjeteve dhe kategoritë e automjeteve për të cilat jepet autorizimi”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Comments

MOS E HUMB KETE OFERT KLIKOJE

NTVB

Popular posts from this blog

Shoku i Daorsës zbulon detajet tronditëse, çfarë bëri i dashuri i saj pasi verifikoi se vdiq

A është normale kjo që sapo i ndodhi Selvije Jaos pas tragjedisë në familje? (Foto)

SKANDALOZE: Katalog me femra që ofrojnë shërbime – ky është çmimi!