P0P

Tronditet Argjentina, tri vajza torтurohen dhe vriтen drejtpërdrejt në rrjetet sociale


 


Argjentina është e tronditur nga vrasja e trefishtë e Morena Verdi, 20 vjeç, bashkëmoshatares së saj Brenda del Castillo dhe Lara Morena Gutiérrez, 15 vjeç, në Florencio Varela, pak jashtë Buenos Aires.


Vajzat u zhdukën të premten, më 19 shtator, pasi hipën në një furgon në lagjen e tyre La Matanza. Të mërkurën, më 24 shtator, trupat e tyre u gjetën të copëtuar dhe me shenja torture, të varrosur në një gropë në Florencio Varela.


Ministri i Sigurisë Provinciale Javier Alonso raportoi se tortura dhe vrasja e grave të reja u transmetua drejtpërdrejt në mediat sociale.


Alonso shpjegoi se transmetimi i drejtpërdrejtë i torturës u pa nga afërsisht 45 persona të lidhur me një grup kriminal.



Sipas shtypit lokal, tri vajzat u joshën në kurth me premtimin e një pagese prej 300 dollarësh për një “festë seksi”.

Pesë persona janë arrestuar tashmë për vrasjen e trefishtë, ndërsa dy të tjerë, përfshirë një trafikant droge peruan 20-vjeçar, Pequeño J, i dyshuar për nxitjen e vrasjes, janë ende në kërkim.


Comments

MOS E HUMB KETE OFERT KLIKOJE

NTVB

Popular posts from this blog

Shoku i Daorsës zbulon detajet tronditëse, çfarë bëri i dashuri i saj pasi verifikoi se vdiq

A është normale kjo që sapo i ndodhi Selvije Jaos pas tragjedisë në familje? (Foto)

SKANDALOZE: Katalog me femra që ofrojnë shërbime – ky është çmimi!