P0P

Kryeziu i reagon Ahmetit: Shqiptarët nuk janë as argatë, as zagarë, e ke hupë busullën


 



Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese thotë se shqiptarët maten me punë, arsim dhe shëndetësi, jo me retorikë fyese

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili gjatë konventës promovuese të AKI-së i quajti kundërshtarët politikë shqiptarë “argatë” dhe “zagarë”.

“Kur një politikan shqiptar i thotë shqiptarëve ‘zagarë’ ose ‘argatë’, nuk po flet më për kundërshtarë. Po flet për veten, për humbjen e busullës dhe për mungesën e çdo ideje. Kur s’ke çfarë të ofrosh, shpik metafora. Dhe kur metafora është fyerje, atëherë politika ka mbaruar,” tha Kryeziu.

Ai nënvizoi se shqiptarët nuk mund të reduktohen në etiketime fyese. “Shqiptarët nuk janë as lepuj, as zagarë, as argatë. Janë qytetarë që matin politikën me punë, me arsim, me shëndetësi. Aty ku këto mungojnë, retorika bëhet streha e fundit e pushtetit që tretet,” theksoi ai.

Në përfundim, Kryeziu e konsideroi gjuhën e përdorur nga Ahmeti si të papranueshme për politikën.

“Kush e ul gjuhën kaq poshtë, nuk mund ta ngrejë politikën lart. Kaq.”





Comments

MOS E HUMB KETE OFERT KLIKOJE

NTVB

Popular posts from this blog

Shoku i Daorsës zbulon detajet tronditëse, çfarë bëri i dashuri i saj pasi verifikoi se vdiq

A është normale kjo që sapo i ndodhi Selvije Jaos pas tragjedisë në familje? (Foto)

SKANDALOZE: Katalog me femra që ofrojnë shërbime – ky është çmimi!