P0P

SKANDAL/ “Menduan se është shqiptar, rrihet 32 vjeçari me shtetësi suedeze në Manastir, ia morën bluzën me shqiponjë” (FOTO)



Një 32-vjeçar me shtetësi suedeze, me qëndrim të përkohshëm në Dibër, është sulmuar të enjten në mbrëmje në rrugën “Rruga e Gjerë” në Manastir nga disa të rinj rreth 20 vjeç. Sipas raportimit të tij në polici, të panjohurit i janë afruar dhe kanë tentuar t’ia heqin me forcë bluzën, në të cilën kishte simbole të një shteti tjetër – që dyshohet të ketë qenë Shqipëria.

Pasi pa se nuk mund të mbrohej, viktima ua dorëzoi vetë bluzën sulmuesve, të cilët më pas u larguan në drejtim të panjohur.

Policia e Manastirit ka hapur hetim dhe po punon për identifikimin e autorëve.




Raporti i Policisë
Të enjten, rreth orës 19:50, në SPB Manastir, S.H.D. (32) nga Suedia, me qëndrim të përkohshëm në Dibër, ka raportuar se në rrugën “Rruga e Gjerë – Широк Cокак” në Manastir, i janë afruar disa persona të panjohur, rreth 20 vjeç, të cilët kanë tentuar t’ia heqin bluzën që kishte veshur, në të cilën kishte simbole të një shteti tjetër – njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Sipas kallëzuesit, pasi e kuptoi se nuk mund të mbrohej nga personat, ai vetë e hoqi bluzën dhe ua dha, pas së cilës ata janë larguar në drejtim të panjohur.

“Po bëhen verifikime për ngjarjen dhe po merren masa për identifikimin e autorëve,” thuhet në buletinin e policisë




 

Comments

MOS E HUMB KETE OFERT KLIKOJE

NTVB

Popular posts from this blog

Shoku i Daorsës zbulon detajet tronditëse, çfarë bëri i dashuri i saj pasi verifikoi se vdiq

A është normale kjo që sapo i ndodhi Selvije Jaos pas tragjedisë në familje? (Foto)

SKANDALOZE: Katalog me femra që ofrojnë shërbime – ky është çmimi!