Gjëja më e ndyrë në shtëpi: Sa shpesh duhet ta ndërroni sfungjerin për larjen e enëve?
Qoftë duke fërkuar një enë të ndyrë apo duke fshirë banakun, shumë njerëz përdorin një sfungjer kuzhine. Por a keni menduar ndonjëherë se sa shpesh duhet ta zëvendësoni këtë artikull?
Kur studiuesit u kërkuan njerëzve në 22 familje të fshinin 30 sipërfaqe të ndryshme në shtëpitë e tyre, ata zbuluan se 77% e sfungjerëve ose leckave të larjes së enëve përmbanin baktere koliforme, një familje bakteresh që përfshin salmonelën dhe E. coli. Në krahasim, vetëm 5% e legenëve të tualetit kishin baktere koliforme.
“Keqkuptimi më i madh i identifikuar gjatë studimit ishte se banjo ishte vendi më i ndyrë në shtëpi, kur në fakt, kuzhina kishte më shumë baktere”, shkruan studiuesit.
Ka mendime të ndryshme në lidhje me përdorimin e një sfungjeri të ndyrë dhe hedhjen e tij të shpeshtë. Mund ta zgjasni jetëgjatësinë e sfungjerit të kuzhinës duke e pastruar atë rregullisht.
Jessica Eck, një zëdhënëse e Institutit Amerikan të Pastrimit, sugjeron që sfungjeri të zhytet në një tretësirë prej një galoni ujë dhe tre lugë gjelle zbardhues për 5 minuta. Pastaj lëreni sfungjerin të thahet në ajër.
Zahra Mohammed, një mikrobiologe dhe eksperte e sigurisë ushqimore në Universitetin e Hjustonit dhe në Shoqatën Amerikane për Mikrobiologji, preferon trukun e mikrovalës duke vendosur një sfungjer në pajisje dhe duke e ndezur atë për një minutë në cilësimin më të lartë.
Bëjeni këtë rutinë pastrimi dy herë në ditë, ndërsa ekspertja tjetër Ek sugjeron ta bëni këtë truk të paktën një herë në javë.
Edhe nëse e mirëmbani rregullisht, duhet ta ndërroni shpesh. USDA thotë se ngrohja e sfungjerëve të kuzhinës në mikrovalë ose zierja e tyre në ujë “mund të zvogëlojë bakteret”, por kjo nuk mjafton për të shmangur kontaminimin e kryqëzuar me duart, banakët ose ushqimin.
Një eksperte tjetër e ndërron sfungjerin e saj çdo javë. Ndonjëherë ajo e ndërron më herët nëse është i ndotur. Eck thotë se sfungjerët duhet të ndërrohen të paktën çdo dy deri në tre javë, varësisht se sa shpesh i përdorni.
Comments
Post a Comment