P0P

Ndalohet një person në Saraj, kapet duke ndezur zjarr në një deponi


 


MPB njofton se është arrestuar një person nga rajoni i Shkupit, i cili u gjet duke vënë zjarr pranë autostradës Shkup – Tetovë.



“Sot (30.07.2025) rreth orës 08.00, në SPB Shkup ka marrë një njoftim se në autostradën Shkup – Tetovë, pas pikës pagesore Glumovë, një person po vinte zjarr.

Zyrtarët policorë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë gjetur R.Z. (59) nga fshati Arnaqi, komuna Saraj, duke vënë zjarr në një deponi plehrash dhe bar të thatë pranë një stalle bagëtish”, njoftojnë nga MPB.

Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa personi është ndaluar dhe është dërguar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen kallëzime përkatëse.

Comments

MOS E HUMB KETE OFERT KLIKOJE

NTVB

Popular posts from this blog

Shoku i Daorsës zbulon detajet tronditëse, çfarë bëri i dashuri i saj pasi verifikoi se vdiq

A është normale kjo që sapo i ndodhi Selvije Jaos pas tragjedisë në familje? (Foto)

SKANDALOZE: Katalog me femra që ofrojnë shërbime – ky është çmimi!