P0P

Vjedhje në qendër të Gjilanit – Hajnat ia marrin veturën qytetarit nga parkingu i LC Waikiki


 


Një veturë e tipit Opel Corsa, ngjyrë hiri, është vjedhur mesditën e së dielës në qytetin e Gjilanit, përkatësisht në parkingun e qendrës tregtare LC Waikiki, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se vetura ishte parkuar rreth orës 15:30, por pas pak më shumë se një ore – rreth orës 17:00 – pronari ka vërejtur se ajo ishte zhdukur.

Sipas burimeve tona, ankuesi A.G, ka raportuar në polici se hajnat kanë përfituar nga një gabim fatal i tij: kishte harruar çelësin brenda veturës.




Vetura e vjedhur është model Opel Corsa, e vitit 1999, me targa 06-340-BC.

Prokurori kujdestar është njoftuar lidhur me rastin dhe e ka cilësuar ngjarjen si “Vjedhje”, ndërkohë që hetimet janë duke vazhduar nga njësitet përkatëse policore në Gjilan.

Comments

MOS E HUMB KETE OFERT KLIKOJE

NTVB

Popular posts from this blog

Shoku i Daorsës zbulon detajet tronditëse, çfarë bëri i dashuri i saj pasi verifikoi se vdiq

A është normale kjo që sapo i ndodhi Selvije Jaos pas tragjedisë në familje? (Foto)

SKANDALOZE: Katalog me femra që ofrojnë shërbime – ky është çmimi!