Posts

Showing posts from June, 2025

P0P

Egli Tako provokon me stilin unik

Image
  Egli Tako ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje tejet ndryshe dhe plot stil. E veshur me çizme të arta, xhinse të shkurtër dhe një crop top të verdhë, Egli ka pozuar para një pompe karburanti, duke sjellë një pamje me stil “cowgirl moderne” që nuk kaloi pa u komentuar nga ndjekësit. Me flokët e gjata dhe kapelen karakteristike, ajo ka përçuar vetëbesim dhe origjinalitet, ndërsa fotot kanë marrë menjëherë vëmendjen e rrjeteve sociale. Egli Tako di gjithmonë si të jetë në qendër të vëmendjes dhe këtë herë, ka befasuar me një stil që e dallon nga të tjerat.

Një tjetër mutacion i Covid-19 po qarkullon në Evropë, ka një simptomë të re dalluese

Image
  Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), një mutacion i ri i Covid-19 i quajtur Stratus (më parë i identifikuar si Xfg) po përhapet me shpejtësi nëpër shtete evropiane, duke zëvendësuar variantin Nimbus. Ky variant ka treguar aftësi më të madhe për t’u shmangur nga antitrupat. Stratus ishte përhapur fillimisht në Indi gjatë stinës së pranverës dhe një nga shenjat më karakteristike të tij është ngjirja e zërit. Në ndryshim nga variantet e mëparshme, ku humbja e nuhatjes dhe shijes ishte shenjë e zakonshme, pacientët tani raportojnë kryesisht dhimbje fyti, kollë të thatë dhe zë të ngjirur. Në Britaninë e Madhe, njerëzit e infektuar po ankohen për dhimbje të forta fyti dhe vështirësi në gëlltitje, përveç simptomave të tjera si ethet, lodhja, dhimbjet muskulore dhe bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes. Sipas të dhënave, përqindja e rasteve me variantin Stratus në Evropë është rritur nga 10.6% në 16.7%, ndërsa në Azinë Juglindore ky variant përbën tashmë 68.7% të rasteve. OBSH...

Syla sqaron gjithçka: Ishte një fjalosje apo përlamje… e jo boksa

Image
  Analisti dhe gazetari, Valon Syla ka reaguar për herë të parë lidhur me ndalimin e tij prej 48 orësh si i dyshuar për “dhunë në familje”. Ai ka sqaruar se me të dashurën e tij kishin një mosmarrëveshje e jo dhunë siç është cilësuar në opinion, shkruan Insajderi. “..ishte një fjalosje apo përlamje… me ngrehje krahu e jo boksa, shkelma apo rrahje”, sqaroni ai. Tutje, ndalimin e tij prej 48 orësh, Syla e lidh me pushtetin aktual duke hedhur dyshime se ndalimi i tij ishte politik. “Dhe ketu shihet se si përnjëherë politika dëshiron të na i zgjedh edhe zënkat e dashnisë dhe të kujdeset për ne për burg pa dëshirën e të dashurve tanë”, ka shkruar ai mes tjerash. Reagimi i plotë: Reagim për publik, miq dhe media Sapo dola nga 2 ditë arrest, dhe u këndella me ju shkru juve që më keni shkruar dhe keni raportuar. Pikë së pari, e dashura jeme është shumë zojë dhe e veçantë për të qenë unë i dhunshëm e që s’jam, në kuptimin që mund të kuptohet në publik si boksa e shkelma apo rrahje… ky rast ...

Një italian në portën e FC Struga Trim Lum (FOTO)

Image
  Përforcimi i parë i Struga Trim Lum është gardiani italian, Marco Angeletti… Struga Trim Lum gjatë ditës së sotme ka nënshkruar kontratë profesionale me gardianin italian, Marco Angeletti. 24-vjeçari pritet të shtojë konkurrencën në portë, por njëkohësisht të sjellë edhe një frymë të re me përvojën e tij të fituar në Itali, dhe së fundmi në Gjibraltar. I lindur me 24 prill të vitit 2001, Angeletti ishte rritur te skuadra e Spezia, duke kaluar të gjitha grupmoshat, ndërsa si 19-vjeçar kishte provuar veten edhe tek seniorët e Pontedera, për të vijuar më pas edhe te disa skuadra tjera italiane të kategorive më të ulëta, teksa i njëjti verën e vitit të kaluar ishte transferuar te skuadra e Europa FC nga Gjibraltari. Duke kërkuar sërish sfida të reja në karrierë, Angeletti nuk deshi të rikthehet në Itali, duke pranuar ofertën e Struga Trim Lum. “Mund të them se kemi marrë një portier me perspektiv, një portier edhe për të ardhmen. Duke pasur parasysh se Italia gjithnjë prodhon portier...

Albin Kurti në Shkup, mirëpritet nga Izet Mexhiti

Image
  Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti po ndodhet në Shkup. Ai është mirëpritur nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti. Ky takim vjen në prag të takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Kaderi ndez rrjetin nga bregdeti – shfaqet përvëluese në bikini

Image
  Ish banorja e Big Brother VIP Kosova, Kader Kicaj, po shijon ditët e nxehta të verës buzë detit dhe nuk harron të ndajë me ndjekësit imazhe të nxehta nga pushimet e saj. Bukuroshja ka postuar një fotografi mahnitëse ku shfaqet me bikini shumëngjyrëshe dhe me detaje në formë ylli deti, teksa pozon nën rrezet e diellit. Me linjat perfekte dhe stilin unik, Kaderi ka marrë gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale, raporton ORinfo. Pamja elegante, vetëbesimi dhe prezenca e saj në këtë imazh kanë bërë që komentet e ndjekësve të jenë të shumta, duke e komplimentuar për dukjen e saj magjepsëse. Modelja dhe influencuesja e njohur vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar të showbiz-it shqiptar, dhe ky postim është vetëm një tjetër dëshmi e kësaj.

Bastisje e policisë në Shkup, një shtetasi turk dhe një personi nga Shkupi u gjendet pushkë automatike dhe dy karikatorë

Image
  SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër O.F.T. (22) nga Republika e Turqisë dhe M.E.K. (25) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose i lëndëve shpërthyese”.  Më 03.06.2025 nëpunës policorë, me urdhër gjykate, kryen bastisje në shtëpinë në të cilën qëndronin të denoncuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike dhe dy karikatorë për të njëjtën me fishekë të kalibrit 7.62 mm.TS

Mendi Qyra shpall kandidaturën si i pavarur për kryetar të Strugës

Image
  Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Mendi Qyra, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij si i pavarur për kryetar të Komunës së Strugës. Lajmi është konfirmuar nga televizioni TV21. Në fjalimin e mbajtur gjatë shpalljes së kandidaturës, Qyra tha se vendimi për të kandiduar nuk është marrë vetë, por është rezultat i kërkesave të shumta nga komuniteti lokal. “Sot, zyrtarisht e shpall kandidaturën time si i pavarur për Kryetar të Komunës së Strugës. Nuk është një hap që e kam ndërmarrë kokë më vete, por është një vendim që më është kërkuar për çdo ditë – thirrje nga bizneset lokale që kërkojnë një orientim më të qartë të qytetit, thirrje nga të rinjtë që duan të qëndrojnë në vendlindje, dhe shtytje nga qytetarët e zakonshëm që nga unë kërkojnë guximin për të kandiduar dhe për të menaxhuar qytetin me përgjegjësi dhe përkushtim”, deklaroi ai.

Lajm i mirë/ Arta Hajzeraj është gjetur shëndosh e mirë, kthehet pranë familjes në Zwickau

Image
  A rta Hajzeraj, 13-vjeçare nga Istogu, e cila ishte raportuar e zhdukur në qytetin Zwickau të Gjermanisë që nga data 27 qershor, është gjetur shëndosh e mirë dhe është kthyer sot në shtëpi, pranë familjes së saj. Lajmin e ka konfirmuar babai i saj, përmes një bisede telefonike me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, transmeton  IndeksOnline . Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka reaguar menjëherë pas lajmit të mirë, duke shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë qytetarët që u solidarizuan, ndanë informacionin dhe treguan gatishmëri për të ndihmuar në gjetjen e vajzës. Njoftimi i plotë:

Ulen çmimet e derivateve të naftës

Image
  Prej sonte në mesnatë, çmimet e benzinës do të ulen për dy denarë, çmimi i dizelit do të ulet për një denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të ulet për 2.5 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Vendimi ul çmimet me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 2.3 për qind krahasuar me vendimin e mëparshëm. Nga data 01.07.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: Benzinë motori EUROSUPER BS 95 – 75,50 (denarë/litër) Benzinë motori EUROSUPER BS 98 – 77,50 (denarë/litër) Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) – 69,50 (denarë/litër) Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) – 69,50 (denarë/litër) Mazut М-1 SU – 39,583 (denarë/kilogram).

Me mori me zor 14 vjece, Burri shkonte me pr**tituta, kushëriri i tij më tregoi videon duke…”

Image
  E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare, ka qenë një vajzë e quajtur Hybe e cila ka treguar historinë e saj të dhimbshme.Ajo që 14 vjeç ka njohur një djalë i cili e ka mbajtur atë pranë duke e kërcënuar dhe me imponim. Ajo që 14 vjeç ka njohur një djalë i cili e ka mbajtur atë pranë duke e kërcënuar dhe me imponim. Ajo u detyrua që të martohej me të dhe të krijonte familje, por jeta e saj pas martesës ka qenë shumë e dhimbshme dhe ajo nuk ka qenë për asnjë moment e lumtur me atë bashkëshort. Ardit Gjebrea: Si ndodhi që marrëdhënia juaj po përkeqësohej dhe mbërriti deri në ndarje, cili ishte motive? Hybe: Kjo ndodhi që në Shqipëri, por nuk kisha mundësi ta lija sepse babi kishte vënë një mur të madh dhe unë s’kisha as ku të kaloja, vëllezërit ishin në Itali me familjet e tyre dhe unë nuk kisha ku t’ja mbaja. Edhe vëllai i tretë që më kuptonte disi, u kthye kundër sepse ish-burri i ktheu gjithë njerëzit e mi kundër. Ardit Gjebrea: Si u ndave, çfarë zbulove?...

Vjedhje në qendër të Gjilanit – Hajnat ia marrin veturën qytetarit nga parkingu i LC Waikiki

Image
  Një veturë e tipit Opel Corsa, ngjyrë hiri, është vjedhur mesditën e së dielës në qytetin e Gjilanit, përkatësisht në parkingun e qendrës tregtare LC Waikiki, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”. Burime të  Gazetës Sinjali  bëjnë të ditur se vetura ishte parkuar rreth orës 15:30, por pas pak më shumë se një ore – rreth orës 17:00 – pronari ka vërejtur se ajo ishte zhdukur. Sipas burimeve tona, ankuesi A.G, ka raportuar në polici se hajnat kanë përfituar nga një gabim fatal i tij: kishte harruar çelësin brenda veturës. Vetura e vjedhur është model  Opel Corsa , e vitit 1999, me targa 06-340-BC. Prokurori kujdestar është njoftuar lidhur me rastin dhe e ka cilësuar ngjarjen si “ Vjedhje ”, ndërkohë që hetimet janë duke vazhduar nga njësitet përkatëse policore në Gjilan.

NATO ngriti aeroplanët luftarakë në ajër për të mbrojtur vendet që kufizohen me Ukrainën, pas sulmit me raketa nga ushtria ruse

Image
  Aeroplanët luftarakë të NATO-s u ngritën në ajër gjatë natës në një shfaqje dramatike force, ndërsa Vladimir Putin nisi një breshëri të tmerrshme me më shumë se 500 raketa dhe dronë në të gjithë Ukrainën.  Aleanca hyri në veprim mes frikës se sulmi i shpejtë rus mund të përhapej në vendet fqinje, me Poloninë që konfirmoi se aeroplanët e saj luftarakë ishin nisur dhe mbrojtja e saj ajrore ishte vënë në gatishmëri të plotë.  Sulmi masiv ajror, që përfshinte bombardues strategjikë Tu-95, aeroplanë luftarakë MiG, raketa hipersonike Kinzhal ‘Dagger’, dronë Shahed të projektuar nga Irani dhe raketa balistike Iskander, shkatërroi pjesë të mëdha të Ukrainës dhe shkaktoi një përgjigje të dëshpëruar nga forcat ajrore të Kievit.  Zyrtarët ukrainas thanë se 475 nga 537 raketat ruse, u rrëzuan. Komanda operative e Polonisë konfirmoi se aeroplanët luftarakë të NATO-s u nisën në përgjigje të shkallës së madhe të sulmit rus.  “Për shkak të sulmit nga Federata Ruse që kryen su...

Zbulohet i dashur i Xheneta Fetahut?

Image
Ish-finalistja e ‘Big Brother VIP Kosova’ Xheneta Fetahu, ka ngjallur së fundmi kureshtje të madhe në rrjetet sociale me postimin e saj të fundit. Pak orë më parë, ajo ka publikuar një mesazh misterioz ku shkruante “A jeni gati për një befasi?”, çka ka mjaftuar që ndjekësit të nisin aludimet për një lajm nga jeta e saj sentimentale, shkruan “Kosovarja”. Dyshimet janë shtuar edhe më shumë kur Xheneta ka komentuar me një zemër në postimin e boksierit të njohur Ardian Krasniqi. Kujtojmë se gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e ‘Big Brother’ Xheneta e ka përmendur disa herë emrin e Krasniqit, duke shtuar më tej dyshimet se mes tyre mund të ketë diçka më shumë sesa një njohje e thjeshtë.  

“Kemi gjetur një blerës për TikTok”, Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj më shumë detaje

Image
  A ka gjetur më në fund qeveria amerikane një rrugëdalje nga “gjemba” TikTok? Presidenti amerikan, Donald Trump i cili e shtyu mbylljen e aplikacionit me qëllim që “të gjente një grup të aftë për ta marrë nën kontrolli”, njoftoi se kishte gjetur një blerës për gjigantin e mediave sociale “Kemi një blerës për TikTok” , tha sot Presidenti i SHBA-së, Donald Trump në një intervistë me kanalin Fox News. “Është një grup njerëzish shumë të pasur” , tha ai. Edhe pse nuk dha detaje të mëtejshme mbi këtë çështje, ai u premtoi shikuesve se do të zbulonin më shumë “brenda dy javësh”. E ardhmja e faqes së rrjeteve sociale në Shtetet e Bashkuara ka qenë jashtëzakonisht e pasigurt, pasi një ligj i miratuar nga Kongresi kërcënoi TikTok me një ndalim të plotë nëse ByteDance, pronari i saj kinez, do të mbante kontrollin. Aplikacioni u bllokua përkohësisht më 19 janar, datën e ultimatumit të parë. Që atëherë, qeveria amerikane e ka shtyrë vazhdimisht vendosjen e ndalimit të TikTok.

Motrat Istrefi bashkë në det – ekspozojnë linjat bombastike

Image
  Pas disa projekteve muzikore të suksesshme, Nora dhe Era Istrefi i janë larguar për disa ditë angazhimeve për të shijuar pushime relaksuese pranë detit. Të dyja motrat kanë zgjedhur të udhëtojnë së bashku për një arratisje familjare, ku nuk mungojnë as vajza e Norës, Renee, motra tjetër Nita, si dhe nëna e tyre, që duket se po kalojnë momente të bukura dhe të mbushura me dashuri. Ishte Nora ajo që ndau me ndjekësit një kolazh të fotografive nga pushimet, ku ato shfaqen formë të shkëlqyer fizike. Fotot janë realizuar pranë bregdetit, por pa zbuluar saktësisht lokacionin e tyre, gjë që ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin e ndjekësve në rrjetet sociale. https://www.instagram.com/p/DLfa_q3IC7G/?utm_source=ig_web_copy_link

Pas lajmeve për lidhjen më Lumbardhin, Semi Jaupaj bën këtë veprim

Image
  Së fundmi, në media po qarkullojnë lajme për një lidhje të mundshme mes ish-fituesit të ‘Big Brother Kosova’ Lumbardh Salihu, dhe këngëtares së njohur Semi Jaupaj. Ani pse dyshja nuk kanë reaguar ende mbi këtë situatë, por në rrejte sociale janë mjaftë aktive, shkruan “Kosovarja”. Orë me parë Semi ka publikuar një pjesë nga kënga e saj më e fundit, teksa është shprehur “Zemer thirrem unë tek ti vij”. Andaj ndjekësit e kanë marrë si një mesazh kodues për Lumbardhin.

Ky është i dyshuari që u prangos për sulm në veri – përfundon me ndalim 48 orësh

Image
  Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e të dyshuarit që u përfshi në një përplasje fizike në Mitrovicën e Veriut, e cila përfundoi me ndërhyrje të policisë dhe ndalim të një personi. I dyshuari është  Mustafë Cerani , 22-vjeçare, i cili sipas burimeve të sigurta u konfliktua me Stefan Veljkoviqin, 34-vjeçar në rrugën “Serdara Janka Vukotica”, në lagjen Kodra e Minatorëve. Pas përleshjes, të dy janë dërguar fillimisht në Stacionin Policor, pastaj në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku kanë marrë trajtim mjekësor për lëndime trupore. Prokurori i Shtetit ka cilësuar rastin si “Lëndim i lehtë trupor” dhe ka urdhëruar që Mustafë C. të mbahet në ndalim për 48 orë, ndërsa rasti është në fazë hetimore.

13-vjeçarja nga Kosova zhduket në Gjermani- Policia gjermane në kërkim të saj

Image
  Arta Hajzeraj, një vajzë 13-vjeçare nga Kosova, e cila jeton në Gjermani, rezulton e zhdukur që nga 27 qershori. Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjali, familjarë të të miturës. Për rastin ka shkruar edhe policia gjermane, e cila është në kërkim të vajzës nga Kosova. Policia gjermane është në kërkim të ndihmës nga të gjithë qytetarët atje që t’i kontaktojnë nëse dinë apo kanë parë ndonjë gjë nga momenti kur është zhdukur, Arta. Policia e Zwickaut ka vendosur numrin kontaktues: 0375 428102, që mund t’i lajmëroni. Kurse, ky është numri i familjes që mund të kontaktoni nëse dini gjë për Artën: 015754145810.

Gjesti bën deklaratën e papritur në koncert “Jam i martuar…”

Image
  Ish fituesi i ‘Big Brother VIP Albania’ Gjesti mbrëmjen e kaluar ishte i pranishëm tek një koncert në Gjermani. Nuk ishte vetëm performance e tij që ka rrëmbyer vëmendjen e mijëra ndjekësve, por ai në një moment teksa këndon, ka deklaruar që është i martuar, shkruan “Kosovarja”. Teksa ishte në skenë dhe po këndonte, Gjesti është ndalur për një moment dhe ka thënë “Çka po ju dukem unë juve, more vëlla? Unë jam i martuar!” Kjo deklaratë ka ngjallur menjëherë reagime në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë komentuar se ai ndoshta po i referohej dasmës simbolike që bëri me Eglin gjatë qëndrimit në shtëpinë e ‘Big Brother’. View this post on Instagram

(VIDEO) LSDM alarmon edhe për një tender të dyshimtë në MPB

Image
  LSDM opozitare alarmon për një siç e kanë quajtur ata tender të dyshimtë dhe korruptiv për testin për patentë shoferi që përfundoi tek këshilltari i VMRO-DPMNE-së. Nënkryetarja e LSDM-së Kaja Shukova thotë se ky skandal ngre pyetje serioze në lidhje me abuzimin e institucioneve për interesa biznesi dhe përvetësimin e parave të qytetarëve. Kaja Shukova, nënkryetare e LSDM-së “MPB, nën udhëheqjen e ministrit Pançe Toshkovskit, i dha një tender prej një milion denarësh për licencë për organizimin e testit për vozitje në rajonin e Pellagonisë kompanisë së sapoformuar ‘Super Driver’. Pas kësaj kompanie qëndron një funksionar i VMRO-DPMNE-së dhe këshilltar në Këshillin e Komunës së Kërçovës, Filip Mitreski. Përmes kompanisë ‘Street Ride’, e cila zotëron ‘Super Driver’. Skandali thotë ajo, është edhe më i madh, sepse kompania është regjistruar vetëm tre muaj para nënshkrimit të tenderit. Kaja Shukova, nënkryetare e LSDM-së “Si e ka ditur se për disa muaj do të nënshkruhet tender që funk...

MOS E HUMB KETE OFERT KLIKOJE

NTVB