Daorsa Spahia dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga apartamenti në Tetovë, por kjo gjë është hedhur kategorikisht poshtë nga miku i 24-vjçares. Gjatë një interviste në “Shqipëria Live”, Arbër Zhubi, ka deklaruar se shoqja e tij është vrarë nga partneri i saj. Ai ka shtuar se Daorsa së fundmi mësoi se partneri i saj, të cilët shokët e konsiderojnë vrasësin e së resë, kishte një familje paralele, me tre fëmijë dhe një grua. “Ne jemi të shokuar, po vuajmë të gjithë si shoqëri, për shkak të rrethanave. Do të merremi me çështjen deri në fund. Deri më sot e kemi komentuar një mundësi të vetëvrasjes, por me faktet e fundit që kemi mbledhur, ky rast është vrasje. Daorsa ka qenë me personin Hevzi Sejdiu, ka qëndruar me të gjatë gjithë ditës me të në apartament. Daorsa është hedhur nga Sejdiu nga apartamenti i saj, personi pasi e ka hedhur ka zbritur dhe pasi ka konfirmuar që ka vdekur, ka shkuar tek kafet ngjitur dhe kanë fshirë kamerat e sigurisë. Është marrë telefoni i Dao...
Comments
Post a Comment