P0P

Policët e liruar arrijnë në Merdar, Kelani i pret në kufi


 Tre policët e liruar nga Serbia kanë mbërritur në pikën kufitare me Serbinë, në Merdar, raporton Ekonomia Online. Në kufi ata janë pritur nga zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u kidnapuan më 14 qershor brenda territorit të Kosovës.

Arrestimi i tyre kishte nxitur reagime të shumta nga institucionet e Kosovës, të cilat edhe kishin kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tyre.

Policia derisa kishte konfirmuar arrestimin e tyre nga forcat serbe kishte thënë se “njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyre në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë”.

Në Twitter kryeministri dhe presidentja e vendit njoftuan për lirimin e tyre.



Comments

MOS E HUMB KETE OFERT KLIKOJE

NTVB

Popular posts from this blog

Shoku i Daorsës zbulon detajet tronditëse, çfarë bëri i dashuri i saj pasi verifikoi se vdiq

A është normale kjo që sapo i ndodhi Selvije Jaos pas tragjedisë në familje? (Foto)

SKANDALOZE: Katalog me femra që ofrojnë shërbime – ky është çmimi!