Posts

Showing posts from June, 2023

P0P

E dhimbshme: Ndahet nga jeta në moshën 19-vjeçare vajza nga Podujeva

Image
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në familjen Berisha në Podujevë, ku vajza e tyre, Shkurta, është ndarë nga jeta në moshën 19-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali. Lajmin e hidhur e ka dhënë babai i vajzës përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka bërë me dije se varrimi i të ndjeres do bëhet sot në varrezat e fshatit Dyz. “Familjar shok e dashamir Sot me datën 28/06/2023 ndërroi jetë qika jem: Shkurta Naim Berisha  Varrimi do të bëhet nesër me datën 29.06.2023 ne ora 17h ne varrezat familjare në Dyz”, shkroi ai.

Pak ditë para Kurban Bajramit, profesori nga Drenasi konvertohet në katolik

Image
  Shpend Rrukiqi nga Drenasi është konvertuar në fenë katolike. Njoftimi është bërë nga Kisha e Llapushnikut. Sipas njoftimit, profesor Shpendi jeton në Suedi, por që me mendje, shpirt dhe zemër është me Dardaninë tonë të dashur. “Kisha Universale Katolike e në veçanti ajo e Llapushnikut në Drenicë është shumë e lumtur që në gjirin e saj ka pëqafuar familjen e profesorit Shpend Rrukiqi nga Drenasi, të cilët jetojnë në Suedi, por që me mendje, shpirt dhe zemër janë me Dardaninë tonë të dashur”. “Profesor Shpendi është drejtor i një shkolle në Vanesborgs të Suedisë që përveç obligimeve ndaj shtetit suedez punon shumë që qytetarët shqiptarë ta ruajnë identitetin kombëtar”. “Ndryshe, prof. Shpendi ka botuar edhe tre libra me tematika të ndryshme. Urime pagëzimi, krezmimi dhe kungimi familje e nderuar Rrukiqi”, thuhet në njoftim.

Incident në Lipjan: Vëllezërit Sekiraqa i sulmojnë me thika borxhlinjtë nga familja Qeriqi

Image
Mosmarrëveshjet për borxh shumë herë kanë përfunduar në përleshje, kanosje serioze e madje edhe tragjikisht. Një rast i tillë ka ndodhur sot në fshatin Llugë të Lipjanit, ku një person është sulmuar me thikë dhe për pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore, raporton Gazeta Sinjali. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se dy të dyshuarit, vëllezërit Rr.Sekiraqa dhe N.Sekiraqa, po dyshohet se kanë shkuar në shtëpinë e familjes Qeriqi në fshatin Llugë për shkak të një borxhi. Dy të dyshuarit kanë pasur fillimisht një mosmarrëveshje momentale me vëllezërit Qeriqi, për shkak të një borxhi që këta të fundit ua kishin familjes Sekiraqa. Debati eskaloi në përdorimin e thikës, ku dy të dyshuarit i sulmuan me thikë dy vëllezërit Qeriqi.   Si pasojë e plagëve, viktimat janë dërguar në spital për trajtim mjekësor, kurse njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes. Në anën tjetër, të dyshuarit tashmë ndodhen në arrati dhe po kërkohen nga Policia. Ndaj tyre, pas ...

Afërdita Paqarada si adoleshente në bikini

Image
  Afërdita Paqarada ka nisur pushimet me familjen. Modelja dhe së fundmi opinjonistja e Big Brother Vip Kosova, po trazon Instagramin me foto tejet tërheqëse me bikini. Pavarsisht moshës Afërdita nuk po i lë pozat si një modele, shkruan “Kosovarja”. Si duket ajo po kujdes shumë mirë për linjat e trupit.

ASTROLOGES I “SHPËRTHEN” FUSTANI NË STUDIO, RUDINA NUK MBAN DOT TË QESHURËN

Image
Një incident i ka ndodhur astrologes Meri Shehu në emisionin “Rudina”. Astrologja pati një incient me fustanin, i cili i lejonte t’i dukej gjoksi më shumë se ç’duhej në emision. E gjendur para kësaj situate, Meri tentonte ta mbyllte me dorë disa herë gjatë shpjegimit të horoskopit. Dukej se do ia dilte qe publiku të mos e vinte re, por ishte Rudina ajo që nuk mbante dot të qeshurën.

Varrosen nëna dhe djali që humbën jetën gjatë vërshimeve në Pejë

Image
  Iu është dhënë lamtumira e fundit Mirsada Ademajt dhe djalit të saj 5-vjeçar, Dionit, të cilët humbën jetën tragjikisht gjatë vërshimeve në Pejë. Të pranishëm në këtë ceremoni të varrimit ishin ministra të kabinetit qeveritar, përfaqësues të nivelit lokal e shumë qytetarë. Familjari i viktimave, Albert Ademaj ka thënë sot për KosovaPress se deri më tani për vizitë që kanë shprehur ngushëllime kanë qenë pothuajse të gjithë ministrat e Qeverisë së Kosovës, kryetarët e komunave, deputetë e persona të institucioneve të ndryshëm, porse edhe qytetarë të shumtë. Mbrëmjen e të shtunës që lamë pas, në qytetin e Pejës pati vërshime të mëdha ku si pasojë të vdekur kanë mbetur dy persona, ndërsa janë shkaktuar dëme të tjera materiale. VIDEO

Policët e liruar arrijnë në Merdar, Kelani i pret në kufi

Image
  Tre policët e liruar nga Serbia kanë mbërritur në pikën kufitare me Serbinë, në Merdar, raporton Ekonomia Online. Në kufi ata janë pritur nga zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani. Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u kidnapuan më 14 qershor brenda territorit të Kosovës. Arrestimi i tyre kishte nxitur reagime të shumta nga institucionet e Kosovës, të cilat edhe kishin kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tyre. Policia derisa kishte konfirmuar arrestimin e tyre nga forcat serbe kishte thënë se “njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyre në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë”. Në Twitter kryeministri dhe presidentja e vendit njoftuan për lirimin e tyre.

Alma Kaçi: Kisha lidhje me Gjicin! Herën e parë më ngacmoi, herën e dytë e filmova

Image
 40-vjeçarja Alma Kaçi ka pranuar në Gjykatën e Posaçme se ka pasur lidhje me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici. Ajo u shpreh se kur ka shkuar herën e parë në takim me të, Gjici e ka ngacmuar seksualisht, ndërsa në takimin e dytë ka kryer marrëdhënie intime me dëshirën e saj, por ka vendosur ta filmojë. \ “Kisha një projekt merresha me qentë, kam pasur lidhje me zotin Gjici. Kur shkova herën e pare ai me ngacmoi seksualisht, në takim e dytë mardhënien e kam kryer me dëshirë, por vendosa ta filmoj”, mësohet të jetë shprehur Kaçi. VIDEO NGA MOMENTET INTIME

Loredana publikon foto me Mozzik

Image
  Emri i tyre u përfolun shumë këto në media. Pas deklaratave të Mozzik, ndjekësit presin konfirmimin e çiftit, shkruan “Kosovarja”. Si duket Loredana nuk i la të presin gjatë, ajo sot në Instastory postoj një foto të hijes së saj dhe një mashkulli. Publiku që po i përcjell janë në aludime se ai person është Mozzik. E deri në një konfirmim tjëter neve na mbetet të presim.

Ndryshojnë çmimet e derivateve në Maqedoni, lirohet benzina – shtrejtohet dizeli

Image
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,03 % në raport me vendimin e datës 19.6.2023. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 0,465 %, te nafta për 2,506 %, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 2,274 % dhe te mazuti rritja është për 1,512% . Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 1,309%. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 den/l, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) rriten për 0,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,022 den/kg dhe do të jetë 41,007 den/kg. Nga d...

BFI me njoftim: Ja në sa ora falet namazi i Kurban Bajramit në Maqedoni

Image
Bashkësia Islame e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se namazi i Kurban Bajramit falet të mërkurën më 28 qershor 2023, në orën 05:41, ndërsa namazi i sabahut në ora 04:25, përcjellë Klan M. Në njoftimit e BFI-së manifestimi qendror për territorin e Maqedonisë, mbahet në “Xhaminë e Mustafa Pashës” në Shkup.

I rrahur rëndë dhe i plagosur, i dyshuari për vrasjen në Gjakovë dyshohet se u vetëmbrojt nga vëllezërit Islamaj

Image
  Gjakova u trondit sonte nga një vrasje e dyfishtë. Dy vëllezërit Haxhi dhe Blerim Islamaj u qëlluan dhe për pasojë mbetën të vdekur. Policia tashmë ka arritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që Sinjali ka mësuar se motivi i këtij konflikti që përfundoi tragjikisht dyshohet se lidhet me pronën. Njëri nga vëllezërit  u gjet  i vdekur  në vendin e ngjarjes, ndërkohë që  viktima tjetër  është dërguar në  spital pa shenja jete. Sipas informacioneve, vrasja e dyfishtë në Gjakovë dyshohet të jetë kryer në vetëmbrojtje. I dyshuari, Gjergj Gjokaj, është i rrahur rëndë dhe i plagosur me armë zjarri. Sinjali mëson se të dyshuar për rrahjen dhe plagosjen e tij janë tani të ndjerët, vëllezërit, Blerim dhe Haxhi Islamaj.

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë

Image
  Është arrestuar person i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në fshatin Madanaj të Gjakovës. Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i policisë Rajonale të Gjakovës, Lumni Graishta. Graishta ka thënë se i arrestuari nuk është intervistuar ende nga policia sepse është i lënduar VIDEO NGA ARRESTIMI

Nënë e bir në Pejë ishin brenda kur uji ua përmbyti shtëpinë – pamje të trishta

Image
Vërshimet si pasojë e shiut të madh ishin tragjike për familjen Ademaj nga qyteti i Pejës. Gjithë vendi u trondit për vdekjen e një nëne dhe fëmijës të saj 5-vjeçar. Fillimisht u konfirmua se vogëlushi ishte dërguar në spital pa shenja jete, ndërsa nëna e tij rezultonte e zhdukur. Por tragjedia u thellua, kur Policia njoftoi se edhe gruaja u gjet e vdekur, raporton Gazeta Sinjali. Mëngjesin e sotëm u bë e ditur se viktimat e kësaj tragjedie janë Dion dhe Mirsada Ademaj. Presidentja, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti shprehën ngushëllimet e tyre për familjet e dy viktimave, ndërsa të lënduarve i uruan shërim sa më të shpejtë, teksa shprehën gatishmërinë e tyre për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të Pejës. Nga qyteti i Pejës kanë dalë pamje të shumta, ku shihen dëmet e mëdha materiale, ndërsa së fundmi janë publikuar pamje edhe nga shtëpia ku humbën jetën nënë e bir. Mëngjesin e sotëm u bë e ditur se viktimat e kësaj tragjedie janë Dion dhe Mirsada Ademaj. Presidentja, Vjosa Osman...

Binjakët 57-vjeçar nga Dragashi shkojnë në haxh së bashku me bashkëshortet e tyre binjake

Image
 Bashkësia Islame e Kosovës, ka treguar se Behar dhe Sehar Mehmeti, binjakët 57 vjeçar nga Dragashi, këtë vit kanë vendosur që ta kryejnë haxhin me bashkëshortet e tyre, binjaket Qesere dhe Haxhere Mehmetin. Sipas BIK-ut, ishte ideja e Beharit për ta bërë së bashku udhëtimin e tyre jetësor, por ishte koincidencë, që në momentin që deshi ta telefononte vëllanë e tij, Seharin, që jeton jashtë vendit, telefoni i Beharit cingëroi me thirrjen e Seharit për t’ia shprehur dëshirën e tij për të shkuar së bashku në haxh, transmeton Klankosova.tv. “Është hera e parë e tyre që gjenden në këto vende të shenjta, e në bisedën me ta, ata tregojnë se nuk kanë pasur ndonjë vështirësi për sigurimin e mjeteve për ta realizuar këtë udhëtim, ngase kjo ishte një ëndërr e kahmotshme e tyre”, ka treguar BIK-u. Edhe gratë e tyre, Qeserja dhe Haxherja, tregojnë me emocione të papërshkruara ndenjat e tyre kur për herë të parë e panë Qabenë e bekuar. “Lutjet e tyre për ditë më të mira për të gjithë, për famil...

Tragjedia e familjes Ademaj në Pejë: Këta janë nënë e bir që humbën jetën si pasojë e vërshimeve

Image
  Vërshimet si pasojë e shiut të madh ishin tragjike për familjen Ademaj nga qyteti i Pejës. Gjithë vendi u trondit për vdekjen e një nëne dhe fëmijës të saj 5-vjeçar. Fillimisht u konfirmua se vogëlushi ishte dërguar në spital pa shenja jete, ndërsa nëna e tij rezultonte e zhdukur. Por tragjedia u thellua, kur Policia njoftoi se edhe gruaja u gjet e vdekur, raporton Gazeta Sinjali. Mirsada, 26-vjeçare dhe djali i saj, Dioni, janë dy viktimat që humbën jetën tragjikisht dhe nuk arritën të mbijetojnë. Fëmija u dërgua në spital pa shenja jete, ku prej atje Policia u njoftua për vdekjen e tij, teksa vazhdonin kërkimet për nënën e tij që u zhduk. Fatkeqësisht, pas disa orësh, njësitet e angazhuara për kërkimin e saj njoftuan se viktima u gjet pa shenja jete, rreth orës 01:20. Nga familja Ademaj kanë njoftuar se nesër do t’iu jepet lamtumira e fundit dy familjarëve të tyre, në varrezat e qytetit, në orën 15:00. Përveç tyre, në lagjen “Fidanishte”, po ashtu në Pejë, dy persona kanë pësua...

Flet xhaxhai i 5-vjeçarit, tregon detaje si humbën jetën nënë e bir: Tmerr u kanë, e kemi nxjerr në podrum…

Image
  Reshjet e denduara të shiut të cilat shkaktuan vërshime që nuk ishin parë më herët në qytetin e Pejës, i morën jetën dy personave, nënë e bir nga familja Ademaj, në lagjen “Asllan Qeshme”, raporton Gazeta Sinjali. Ky rast ka tronditur Pejën e gjithë vendin, e më së shumti familjen Ademaj. Xhaxhai i 5-vjeçarit ka treguar detaje të trishta duke thënë se viktimat ishin brenda shtëpisë në momentin tragjik. ‘’Ka rrëshqit një pjesë e kodrës e ka nxanë djalin, u mush te ky vëllai oborri krejt ujë, deri sa e ka mbajt muri ndërmjet , kur se ka mbajt ka hi uji brenda. I kemi shpëtu dy fëmijë të tjerë. Jemi mundu nusen më shpëtu se atë të voglin as nuk e kemi pa, mandej e kemi gjete në këtë shpinë e kojshisë, kurse nusen e kemi gjete në të tretën shtepi atje në podrum. Fëmija ka qene 5 vjeçar nëna 24/25. Fëmijët tjerë janë në gjendje të mirë, të gjithë jemi në rregull, vetëm qata dy. Deri në 2 orë nuk kemi mundur me i gjetë, aq tmerr që u kanë‘ E kem nxjerr në podrum, jem hi qetu s’kemi pa ...

“Ishin t’u nejtë, shiu ua rrëzoi shtëpinë”, detaje nga rasti tragjik i familjes Ademaj në Pejë

Image
  Vërshimet si pasojë e shiut të madh ishin tragjike për qytetin e Pejës. Gjithë vendi u trondit për vdekjen e një nëne dhe fëmijës të saj 5-vjeçar. Fillimisht u konfirmua se vogëlushi ishte dërguar në spital pa shenja jete, ndërsa nëna e tij rezultonte e zhdukur. Por tragjedia u thellua, kur Policia njoftoi se edhe gruaja u gjet e vdekur, raporton Gazeta Sinjali. Kryetarja e Bashkësisë Lokale “2 Korriku” në Pejë, Valbona Avdijaj, ka shpalosur disa detaje të reja për humbjen tragjike të dy personave, nënë e bir pas vërshimeve të mëdha me të cilat u përballë qyteti. Ajo tha se u lajmërua nga banorët e qytetit që vërshimet në lagjen “Asllan Qeshme”, ku banonin edhe dy viktimat, janë të nivelit të lartë, teksa shtoi se nga po të njëjtit kuptoi edhe lajmin për vdekjen e fëmijës 5-vjeçar. Me të marrë këto informacione, ajo tha se kishte telefonuar kunatën e nënës së 5-vjeçarit, e cila dhe ia konfirmoi rastin e rëndë. “Ndodhi papritur, të reshurat e shiut ishin të mëdha dhe i morën dy je...

Kjo është gjendja në lagjen e Pejës ku vdiqën nëna dhe biri i saj 5 vjeçar

Image
  Vërshimet si pasojë e shiut të madh ishin tragjike për qytetin e Pejës. Gjithë vendi u trondit për vdekjen e një nëne dhe fëmijës të saj 5-vjeçar. Fillimisht u konfirmua se vogëlushi ishte dërguar në spital pa shenja jete, ndërsa nëna e tij rezultonte e zhdukur. Por tragjedia u thellua, kur Policia njoftoi se edhe gruaja u gjet e vdekur. Në lagjen “Asllan Qeshme” ku ndodhi ky rast tragjik gjendja edhe sot është e rënduar. Sinjalizues të Sinjalit kanë dërguar pamje nga atje, ku shihen dëmet e mëdha që janë shkaktuar në këtë pjesë të qytetit.

Njerëzit me këtë problem shëndetësor nuk duhet të konsumojnë shalqi

Image
  Shalqini është shumë i shëndetshëm dhe i shkëlqyer për të hidratuar trupin, por një grup njerëzish nuk duhet ta hanë atë. Ky frut është i pasur me magnez, zink, kalium dhe vitaminë B. Është i pasur me proteina dhe ka shumë pak kalori, kështu që mund ta hani në çdo moment. Konsumimi i shalqinit nxit humbjen e peshës dhe besohet se mund të ketë edhe efekt antikancerogjen. Një shalqi me madhësi mesatare përmban rreth 92% ujë, kështu që është një mundësi e shkëlqyer për të qëndruar të hidratuar në ditët e nxehta të verës. Një studim i vitit 2019 që shqyrtoi efektet e konsumit të shalqinit në ngopjen dhe peshën trupore tek të rriturit mbipeshë dhe obezë zbuloi se ata që konsumuan dy feta shalqi çdo ditë për katër javë ndjeheshin më pak të uritur dhe humbën dukshëm më shumë kilogramë nga grupi që konsumonte biskota me pak kalori. Megjithatë, pavarësisht se është kaq i shëndetshëm, nuk është i përshtatshëm për të gjithë njerëzit, shkruan Web MD. Megjithatë, dietologët paralajmërojnë se ...

Video: Këtë elefant e kanë zili shumë meshkuj…

Image
  Lepurushja e Playboy, Francia James iu afrua elefantit me dëshirën për ta përkëdhelur dhe për të bërë një foto me të, por as kafsha nuk i rezistoi dot gjoksit të saj të harlisur…

Ja si shpërtheu nëndetësja Titan! Videoja ka 15 milionë shikime

Image
  Rojet bregdetare amerikane konfirmuan në një konferencë për shtyp se të gjithë pasagjerët në nëndetëse kishin vdekur. U gjetën pesë pjesë të nëndetëses. Disa prej tyre i përkisnin kapsulës që ruante presionin brenda nëndetëses. “Këtë mëngjes, një mjet nënujor me telekomandë zbuloi bishtin e nëndetëses Titan. Anija më pas zbuloi rrënoja shtesë nga nëndetësja. Mbetjet janë pjesë e dhomës së presionit. Ne njoftuam menjëherë familjet e ekuipazhit. Ngushëllimet e mia për të gjitha familjet. Mund ta imagjinoj vetëm se si ndihen dhe shpresoj që ky zbulim të sjellë pak lehtësi”, tha kundëradmirali John Mauger, komandant i Rojës Bregdetare të SHBA. Tani për tani, gjithçka tregon për një shpërthim që ndodhi gjatë zbritjes drejt Titanikut të fundosur.

Vajza bukuroshe e Naim Ternaves në haxh bashkë me të shoqin

Image
  Haxhi është shtylla e pestë e besimit Islam, këtë shtyllë po e praktikon edhe vajza e myftiut, Naim Ternava. Bukuroshja shfaqët në krahët e bashkëshorti të saj deri sa po e kryejnë edhe obligimin fetarë. Refiqja, gjithmonë është shembull i vajzave me mbulesë, me modestinë dhe stilin që ka. Pamjet i postoi vet ajo, ku mori shumë komente pozitive, shkruan  “Kosovarja”

MOS E HUMB KETE OFERT KLIKOJE

NTVB