P0P

Albin Kurti del me video mesazh për ngjarjet në veri


 Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kryetarët e zgjedhur nga zgjedhjet e 23 prillit, përkundër daljes së ultë në zgjedhje për shkak të bojkotit të diktuar dhe detyruar mbi serbët e Kosovës, megjithatë janë të vetmit që kanë çfarëdo legjitimiteti të jenë në ndërtesa të komunave, dhe në shërbim të qytetarëve.

Në një shkrim në Facebook, Kurti tha se ata kanë mbështetjen e plotë, të pakushtëzuar dhe të pandërprerë.


Demokracia nuk mund të suspendohet, e as të mbahet peng. Ushtrimi i saj është garant i paqes dhe sigurisë, assesi kërcënim apo rrezikim. Republika e Kosovës është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor. Me institucione qeverisëse dhe të sigurisë të cilat trajnimet profesionale dhe orientimin vleror e kanë nga dhe kah shoqëritë perëndimore”, u shpreh kryeministri.

Tutje tha se të hënën u dëshmua përfundimisht dhe të gjithëve, se grupet e së djathtës ekstreme me maska, që vandalizojnë, sulmojnë, djegin çdo gjë që nuk e konsiderojnë serbe, e që lartësojnë simbole nacionaliste dhe shoviniste, si kryqi me katër S-ja dhe Z-ja e agresionit rus në Ukrainë.

“Ekstremistët dhe milicët kanë emra të veçantë. Ata nuk janë populli. Komuniteti serb duhet të çlirohet prej tyre. Ne i kemi identifikuar shumicën e tyre dje dhe sot. Nuk mund të ketë individë e as grupe mbi ligjin e më të fuqishëm se shteti”, deklaroi Kurti.

Më tej theksoi se të tillë janë kriminelët multi-milionerë si Milan Radojçiq e Zvonko Veselinoviq.




Comments

MOS E HUMB KETE OFERT KLIKOJE

NTVB

Popular posts from this blog

A duhet ti lani çarçafët pasi të kryeni mar**dhënie? Flet gjinekologia dhe do ju shtangë me përgjigjen

Si të kυρtoni që një f emër ka neυojë për … ks? Po ju tregoj sheηjat që zbύΙojnë s. ekretin

Jαm 36 vjeç. çαre rrethina Tiranës dυa një nj ohje s ekrete, jam e m. αrtuar nuk dua ρrobΙeme!