P0P

Ky është njeriu që duhet të largohet nga xhamia


 

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në lidhje me personin që ha qep ose hudhër ka thënë: “Mos t’u afrohen xhamive tona.” Muslimi



Madje në kohën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nëse gjenin dikë që kishte ngrënë qep apo hudhër e nxirrnin atë prej xhamisë dhe e largonin deri në “El-Bekia” në mënyrë që njerëzit mos të dëmtoheshin nga era e tij.


(Pyetje) Nëse sahabët e nxirrnin nga xhamia personin që hante hudhër ose qep, pse s’e linin atë t’u falte edhe nëse u ngarkonte me gjynah? Kjo do ishte më e lehtë sesa gjynahu i lënies së namazit me xhemat?

Përgjigje: Nëse njeriu nuk prezanton në xhami për namazin me xhemat për shkak të ngrënies së qepës ose hudhrës,[1] ai nuk ngarkohet me gjynah. Përveçse nëse ai i ka ngrënë ato me qëllim për të mos u falur me xhemat në xhami.

Cdo njeri që kundërmon erë të keqe nga e cila dëmtohen (ndjehen keq) njerëzit, a duhet ta nxjerrim nga xhami?

Po, çdo njeri që kundërmon erë të keqe nga e cila dëmtohen njerëzit e detyrojmë që të dal nga xhamia.

A ka të bëj çështja me ngrënien e qepës apo hudhrës apo ka të bëjë me erën e keqe?

Cështja ka të bëje me erën e keqe (për shkak të tyre). Prandaj nëse personi e largon erën e keqe, atëherë nuk ka problem (mund të falet në xhami me xhemat).

Sherh Sahihu el-Buhari vëll. 1

Përktheu: Unejs Sheme

E çfarë mund të themi sot për mëkatin e prijes së duhanit, era e të cilit ndjehet si nga goja e pirësit ashtu dhe nga rrobat e tij?! Sh.p.

Comments

MOS E HUMB KETE OFERT KLIKOJE

NTVB

Popular posts from this blog

Shoku i Daorsës zbulon detajet tronditëse, çfarë bëri i dashuri i saj pasi verifikoi se vdiq

A është normale kjo që sapo i ndodhi Selvije Jaos pas tragjedisë në familje? (Foto)

SKANDALOZE: Katalog me femra që ofrojnë shërbime – ky është çmimi!