Alaudin Hamiti zbulon si ndërpreu transmetimin e BBVK pas problemit shëndetësor të Jonida Vokshit
Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi kanë qenë krah njëri-tjetrit në këtë sezon të parë të "Big Brother VIP Kosova".
Një dyshe shumë e bukur dhe me tepër kimi që duket se i rri mirë ekranit. Por, kjo nuk do të thotë se situatat e vështira nuk kanë munguar gjatë transmetimit. E aq më pak në një spektakël të tillë.
Në një intervistë për "Big Talk Kosova", moderatori ka ndarë ditën e djeshme një prej tyre. Ai zbuloi se Jonida ishte ndjerë papritur keq dhe i kishte kërkuar të ndërpriste transmetimin.
"Ka edhe dinamika jashtë shtëpisë dhe janë dyfish ndodhta më të vështira. Do ndaj një. Kemi qenë një transmetim të drejtpërdrejt dhe në një moment Jonida është ulur. Shumëkush ka kujtuar se është ulur qëllimisht. Vetëm më ka thënë "Kërko publicitet sepse nuk po ndihem mirë." Ndërkohë në shtëpi ishte debati, ka qenë Vivi duke debatuar me Xhulin. Nuk mundesha ta ndërprisja. E pash Jonida u zverdhë. Eca disa hapa para dhe thash "Më falni, duhet të ndërpresim bisedën sepse kemi publicitet." Në momentin që kaluam në publicitet Jonida nuk u ndje mirë. U morëm me të diku 4-5 minuta. Jonida më pas u kthye dhe vazhduam".-tregoi ai.
Ndërsa, i pyetur për momentin e tij më të vështirë Alaudini veçoi javën kur Xhoni u sëmur.
"Momenti më i vështirë për mua ka qenë java kur Xhoni u hospitalizua. Prej momentin kur shkuam në emergjencë me Xhonin dhe isha prej fillimit aty dhe nuk dihej mbi gjendjen e tij"- tha Alaudini.
Kujtojmë se Jonida është në muajin e 5 të shtatzënisë dhe pritja e ëmbël duket se ia ka vështirësuar deridiku punën.
Comments
Post a Comment