Nuk kishte dalë në publik prej ditësh, Rama zbulon arsyen – VIDEO
Pas dy ditësh pa dalë në publik kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar një video në Facebook, ku ka treguar se ka qenë sëmurë, por pavarësish kësaj e ka vazhduar punën.
Ai ka shtuar se tashmë po diskuton me kabinetin e tij politikat e reja mbështetëse.
Përshëndetje! Një javë të mbarë! Bëni kujdes me këtë flamën që është vërdallë se e hoqa vetë dhe realisht s’të bën për burrë, kur thonë tironsit. Se kam ndalur komunikimin me skuadrën time për financat, duke nisur nga taksat minimale dhe pagat e disa kategori të veçanta të burimeve njerëzore, mbështetja me strehim e mjekëve, ushtarakeve e policëve që kanë familje të re dhe pakoja tjetër e pensionistëve në pranverë, nga rindarja e taksës..
Video
Comments
Post a Comment