P0P

U lirua pasi dhunoi të moshuarën, Uniko shkon në shtëpinë e infermieres Aurona Pelaj


 Pas lirimit të 3 infermiereve në Kosovë të cilat akuzohen se dhunuan gruan e moshuar brenda azilit, emisioni Uniko nga Spartak Koka ka udhëtuar drejt Pejës.

Gazetari Koka ka shkuar drejt banesës së infermieres Aurona Pelaj në Pejë, e cila ishte dhe protagonistja në videon e dhunës brenda qendrës së të moshuarve Orenda.


Dera e shtëpisë së familjes së Auronës është e mbyllur. Dritaret të mbyllura e grilat të ulura. Komshinjtë e Auronës thonë se anëtarët e familjes Pelaj nuk janë aty.

Ata refuzojnë që të flasin për mediat dhe thonë se babai i Auronës nuk është i interesuar për të folur me askënd për çështjen e vajzës së tij, që bëri bujë dhe shkaktoi zemërim të madh publik në fillim të muajit Nëntor pasi infermierja Aurona Pelaj bashkë me 2 koleget e saj dhunuan fizikisht një grua të moshuar brenda azilit Orenda në Pejë.

Gazetari Spartak Koka që shkoi në shtëpinë e Auronës tentoi të merrte një prononcim të shkurtër nga infermierja, tashmë e shkarkuar nga detyra, ndoshta dhe një ndjesë publike prej saj për veprimin që ka bërë.

“Ne provuam të kishim një prononcim në fshatin Novosellë me Aurona Pelajn në shtëpinë e saj, dera ishte e mbyllur. Të afërmit e saj thanë që as ajo as familjarët e saj nuk duan të japin asnjë lloj prononcimi, as edhe një mesazh ndjese për çfarë ka bërë dhe çfarë ka shkaktuar, dhunën ndaj të moshuarës Minire Nuraj”, thotë gazetari Spartak Koka. /tvklan.al




Comments

MOS E HUMB KETE OFERT KLIKOJE

NTVB

Popular posts from this blog

A duhet ti lani çarçafët pasi të kryeni mar**dhënie? Flet gjinekologia dhe do ju shtangë me përgjigjen

Si të kυρtoni që një f emër ka neυojë për … ks? Po ju tregoj sheηjat që zbύΙojnë s. ekretin

Jαm 36 vjeç. çαre rrethina Tiranës dυa një nj ohje s ekrete, jam e m. αrtuar nuk dua ρrobΙeme!