P0P

Dua shënoi rekord; reagon Rita Ora duke kujtuar koncertin e 2018: Ende askush s’e ka thyer..


 

Dua Lipa mbajti mbrëmjen e kësaj të hëne më 28 Nëntor në sheshin Skëndërbej koncertin e fundit të turneut botëror “Future Nostalgia”. Këngëtarja shqiptare me famë botërore zgjodhi këtë festë kombëtare për të mbyllur turneun pas më shumë se 90 koncertesh, duke dhuruar emocione të jashtëzakonshme te mijëra qytetarë që dolën në shesh për të për të shijuar dhe dëgjuar këngët e saj.








Së fundmi faqja zyrtare e “Dua Lipa Today” bëri me dije se në koncert kanë qenë të pranishëm rreth 200 mijë spektatorë duke thyer rekordin botëror të ikonës së muzikës Tina Turner, si koncerti me më shumë pjesëmarrës nga një artiste solo në histori. “Koncerti i fundit falas i Dua Lipës nga turneu “Future Nostalgia” është tani koncerti me më shumë pjesëmarrës nga një artiste solo në histori, me rreth 200 000 spektatorë. Ajo tejkaloi rekordin e vendosur nga Tina Turner në 1998.”, thuhej krahas postimit, i cila u shpërnda nga vetë këngëtarja në profilin e saj në Instagram.
























Pas kësaj ka ardhur reagimi nga këngëtarja tjetër shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora e cila ka publikuar postimin e faqes “Lady Rita Ora”, e cila shkruan se në koncertin Rita Orës për festën e Pavarësisë në 2018, në Kosovë ishin të pranishëm 300 000 njerëz ndërsa në Shqipëri 250 000, duke treguar në këtë mënyrë se ja ka kaluar Dua Lipës dhe rekordi i saj ende nuk është thyer.


“Rikthim në vitin 2018 kur @RitaOra theu rekordet kur mblodhi gjysmë milioni njerëz në koncertin e saj në Kosovë dhe Shqipëri. Çmenduri!!! Në Kosovë ajo mblodhi mbi 300 000 njerëz. Në Shqipëri mbi 250 000 njerëz!! Ende askush nuk e ka thyer rekordin e saj”, ka shkruar faqja e Lady Rita Ora.

























Kujtojmë që dy artistet më famë botërore nuk kanë një marrëdhënie të mirë më njëra-tjetrën dhe për këtë shpesh është folur në media, edhe pse ato asnjëherë s’kanë pranuar të flasin publikisht për këtë gjë. Ky veprim i fundit i Ritës tregon qartë marrëdhënien jo të mirë që ato kanë.

Comments

MOS E HUMB KETE OFERT KLIKOJE

NTVB

Popular posts from this blog

A duhet ti lani çarçafët pasi të kryeni mar**dhënie? Flet gjinekologia dhe do ju shtangë me përgjigjen

Si të kυρtoni që një f emër ka neυojë për … ks? Po ju tregoj sheηjat që zbύΙojnë s. ekretin

Jαm 36 vjeç. çαre rrethina Tiranës dυa një nj ohje s ekrete, jam e m. αrtuar nuk dua ρrobΙeme!