Posts

Showing posts from November, 2022

P0P

Ky Është I Dyshuari Për Vrasjen E 35-Vjeçares, Policia Në Kërkim Të Tij

Image
  Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur sonte në QKUK, ku një person dyshohet se ka vrarë ish-bashkëshorten e tij shtatzënë para objektit të Gjinekologjisë. Burimet nga QKUK-ja bëjnë me dije për Sinjalin se i dyshuari për këtë rast është Sokol Halili, 31-vjeçar i cili dyshohet se e ka qëlluar ish-bashkëshorten Hamide Magashin, 35-vjeçare, nga fshati Llugaxhi i Lipjanit dhe më pas ka ikur.Policia ka nisur një operacion për kapjen e tij, ndërkohë që sipas të njëjtave burime, i dyshuari ka ikur nga QKUK-ja me veturën e tij Opel Astra.

Familjarët E Gruas Së Vrarë Në QKUK: Kishte Për Të Lindur Nesër

Image
  Gruaja 35 vjeç e vrarë në oborrin e QKUK-së ishte ndarë nga bashkëshorti i saj gjashtë muaj më parë, dhe e njëjta kishte qëndruar tek prindërit e saj. Kështu kanë bërë të ditur për Kanal10 burime të afërta me viktimën. Në Klinikën e Gjinekologjisë, sipas burimeve viktima ishte shtrirë tri ditë më parë, derisa e njëjta të enjten e kësaj jave, kishte pasur të linde foshnjën e saj. Për këtë krim është deklaruar edhe Policia e Kosovës e cila e ka cilësuar vrasje, krimin në oborrin e QKUK-së. /Gazeta10

Burri vret gruan shtatzanë para objektit të Gjinekologjisë në Prishtinë

Image
 Një burrë ka vrarë gruan shtatzënë para objektit të Gjinekologjisë në Prishtinë, raporton Front Online. Front Online merr vesh se ky rast ka ndodhur para objektit të Gjinekologjisë në Prishtinë. Front Online ka tentuar të thërrasë policinë, po deri në publikimin e lajmit nuk kemi mar asnjë përgjigje.

Kështu duket sot shpella në të cilën u fsheh profeti Muhammed

Image
  Krahas Kur’anit famëlartë, gati të gjithë librat e historisë, të tefsirit dhe të hadithit, e pohojnë faktin se Muhammedi a.s., gjatë shpërnguljes së tij, pra të hixhretit, ai, së bashku me shokun e tij më të ngushtë, Ebu Bekrin, r.a. u fshehën në shpellën Eth-Theur. Aty qëndruan për një kohë të shkurtër, dy – tre ditë, derisa politeistët menduan se nuk i gjejnë dot. Sipas të dhënave historike, thuhet se në hyrje të shpellës marimanga thurri rrjetën e saj, kurse pëllumbi me folenë e tij qëndronte i qetë aty. Nga e gjithë historia e ngjitjes në shpellë, kuptojmë një gjë: Njeriu duhet të përpiqet në maksimum, e kur të shohë se kanë përfunduar mundësitë e tij, atëherë ai i mbështetet dhe e lë fatin e tij në dorën e Allahut xh.sh. Kodra, në të cilën gjendet shpella, është pak kilometra larg qytetit të Mekes dhe lartësia mbidetare e saj është 1405 m.

Skandal në UEJL, Ivanovska: 449 studentë kanë marrë diploma sikur kanë përfunduar studime katër vjeçare

Image
  Nuk ka qenë vetëm djali i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili kreu tre vite studime juridike në Fakultetin Juridik në Universitetin e Evropës Juglindore dhe ka marrë diplomë 7/1, pra si nëse do të kishte studiuar katër vjet në Fakultetin Juridik, sipas sistemit të Bolonjës, përcjell FLAKA. Sipas të dhënave të marra nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit nga Këshilli i Inspektimit, i cili ka kryer një inspektim të jashtëzakonshëm, kanë konstatuar se në atë periudhë ka pasur një zonë gri në të cilën është dhënë një diplomë sikur të kishte përfunduar katër vjet për ata që kanë përfunduar më pak vite të arsimit të lartë. “Në fakt ne kemi pyetur se sa studentëve u janë lëshuar vërtetime të tilla. Përgjigjja ishte se 449 studentëve të diplomuar në Fakultetin Juridik të këtij universiteti u është lëshuar vërtetimi i përfundimit të studimeve në kohëzgjatje prej gjashtë semestrash në të cilin thuhej se kishin fituar 180 kredite dhe thuhej se kishin marrë një dipl...

Befason Fero, tregon si po e përjeton “ndarjen” nga Arbenita (VIDEO)

Image
  Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli kanë qenë kryefjalë e mediave që prej ditës së djeshme, shkak për këtë u bë një video e cila më pas u fshi me shpejtësi. Modelja realizoi trendin viral të Neymar në TikTok, ku teksa bënte lëvizjen e Neymar me duar ka shfaqur edhe një mesazh që futbollisti i njohur i ka dërguar në Instagramin e saj. Fill pas kësaj u vu re që qifti nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjetet e tyre sociale, në lidhje me gjithë këtë, më shpejt nga sa e prisnim ka reaguar i pari reperi. “Live”  në Instagram, duke përdorur nota tallëse dhe ironike, Fero u shpreh se Arbenita e ka lënë dhe po e vuan shumë këtë fakt. Madje ai vazhdoi me ironinë duke thënë se do t’i dedikojë 10 këngë asaj. Një mënyrë e çuditshme reagimi kjo duhet pranuar, e cila ka habitur edhe fansat e reperit. Vetëm disa javë më parë i ftuar në  “Më Lër të Flas”  Fero foli mbi marrëdhënien e tij me Arbenitën, duke u shprehur se gjithçka shkon shumë mirë. “Me Arbentiën kuptohemi për çdo ...

Arta Bajrami po duket zonjë e rëndë në këtë veshje, çizmet e saj marrin gjithë vëmendjen!

Image
  Këngëtarja kosovare, Arta Bajrami ka kohë që nuk është shumë aktive në muzikë, mirëpo ajo po tregohet me shumë aktive në rrjetet sociale,ku bën postime nga përditshmeria e saj. Këngëtarja prishtinase kohët e fundit po merr mjaftueshëm vëmendje me paraqitjet e saj të cilat i tregon edhe në instagram. Ani pse pëlqehet shumë për muzikën që ka prodhuar ndër vite, Arta ka zënë vend në mediat rozë duke u kritikuar shumë për ndryshimet në pamjen e saj të jashtme. Arta ka bërë shumë ndërhyrje në fytyrë duke u transformuar krejtësisht. Ndërsa se fundmi, Arta ka publikuar disa foto ku shfaqet e veshur kuq e zi. Me këtë veshje, ajo po duket zonjë e rëndë, ndërsa çizmet e saj marrin vëmendjen. /ORAinfo/ Shiko foton:

Një Zbulim I Çuditshëm Tregon Se Kjo Bimë Duhani Prodhon Kokainë Brenda Gjetheve Të Saj

Image
  Një bimë e re duhani e  e modifikuar gjenetikisht është në gjendje të prodhojë kokainë brenda gjetheve të saj. Një studim i ri zbuloi se si shkencëtarët kanë arritur të rikrijojnë biokiminë e prodhimit të kokainës brenda gjetheve të një bime duhani. Kokaina prodhohet natyrshëm në gjethet e bimës Erythroxylum coca, por një ekip studiuesish në Institutin Kunming të Botanikës në Kinë vendosën të shohin nëse mund ta rikrijonin vetë këtë proces – me rezultate të jashtëzakonshme. Sheng-Xiong Huang dhe kolegët e tij rikrijuan biokiminë unike që zakonisht gjendet në bimën e coca-s në një bimë tjetër të quajtur Nicotiana benthamiana. Duke përdorur modifikimin gjenetik, ata prodhuan dy enzima që gjenerojnë kokainë kur gjethet thahen. Ekipi tha se studimi i tyre ofron “implikime të rëndësishme” për prodhimin farmaceutik. New Scientist raportoi se gjetja mund t’i ndihmojë njerëzit të prodhojnë ilaçe të reja për studime shkencore.anabel

Nga nesër ulet çmimi i bukës për 10% në Maqedoni

Image
  Disa nga furrat e bukës bëjnë të ditur se nga nesër, 1 dhjetor, qytetarët do të mund të blejnë bukë për 32 denarë . Në periudhën në vijim do të ketë korrigjim të çmimeve të produkteve të tjera të bukës, me gjasë rreth 10 për qind. Ulje mbi 10 për qind janë të mundshme edhe për produktet e mishit nëse Qeveria merr një vendim që do të heqë tarifat për lëndët e para të importuara, siç kërkojnë kompanitë e këtij sektori. Ulje të çmimeve në dhjetor nuk mund të priten për produktet e qumështit, të cilat sipas përpunuesve do të jenë më të lira se janari. Këto janë qëndrimet e industrisë së ushqimit të cilët nga nesër, përmes EMV-së duhet të marrin energji elektrike të subvencionuar, me çmim prej 80 euro për megavat në orë. Kompanitë e përshëndesin masën si një fillim për të adresuar plotësisht problemin në industrinë e tyre. Ata gjithashtu besojnë se do të ketë efekt çmimi i rregulluar i energjisë elektrike, i kombinuar me masën për marzhe në shitje me pakicë.

Dua shënoi rekord; reagon Rita Ora duke kujtuar koncertin e 2018: Ende askush s’e ka thyer..

Image
  Dua Lipa mbajti mbrëmjen e kësaj të hëne më 28 Nëntor në sheshin Skëndërbej koncertin e fundit të turneut botëror “Future Nostalgia”. Këngëtarja shqiptare me famë botërore zgjodhi këtë festë kombëtare për të mbyllur turneun pas më shumë se 90 koncertesh, duke dhuruar emocione të jashtëzakonshme te mijëra qytetarë që dolën në shesh për të për të shijuar dhe dëgjuar këngët e saj. Së fundmi faqja zyrtare e “Dua Lipa Today” bëri me dije se në koncert kanë qenë të pranishëm rreth 200 mijë spektatorë duke thyer rekordin botëror të ikonës së muzikës Tina Turner, si koncerti me më shumë pjesëmarrës nga një artiste solo në histori. “Koncerti i fundit falas i Dua Lipës nga turneu “Future Nostalgia” është tani koncerti me më shumë pjesëmarrës nga një artiste solo në histori, me rreth 200 000 spektatorë. Ajo tejkaloi rekordin e vendosur nga Tina Turner në 1998.”, thuhej krahas postimit, i cila u shpërnda nga vetë këngëtarja në profilin e saj në Instagram. Pas kësaj ka ardhur reagimi nga këng...

Dyshohet për përleshje, policia bllokon bulevardin “Bill Clintoni”

Image
  Një përleshje dyshohet sa ka ndodhur në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Në pamjet e siguruar nga Klankosova.tv shihet se policia ka bllokuar bulevardin “Bill Clintoni”. Klankosova.tv ka provuar të marrë informacione nga policia, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje. Lajmi në përditësim..

“Nëse e thoni këtë lutje përditë, Zoti do u mbrojë nga kjo e keqe dhe sëmundje”

Image
  “Nëse e thoni këtë lutje përditë, Zoti do u mbrojë nga kjo e keqe dhe sëmundje”.Besimi është fryt i besimit. Të besosh është kryesisht zgjedhja e emocioneve, besimi është zgjedhja e mendjes. Emocioni është momental, logjika tregon vazhdimësi në krahasim me të. Në të njëjtën kohë, mund të themi se besimi është hapi tjetër i besimit, shkruan pemajetes.com. Kur diçka në të cilën beson prishet, është e lehtë të besosh përsëri pas një kohe, por e njëjta gjë është pak e vështirë për besimin. Sa i përket fesë, nëse beson në Zot, është një gjë e mirë, sepse ke një siguri më të madhe në qenien tënde, pasi që në mendje e ke se nuk je vetëm. Një lutje që bëhet shpesh nga besimtarët mysliman, është kjo: Mos të ju ik asnjë ditë, pa mos e thënë këtë lutje (thuaje çdo dite). O Zot, largoje nga trupat tanë cdo sëmundje, helm, magji, mësysh, merzi, brengë, pikëllim dhe zëvendësoje me shëndet, lumturi dhe gëzim. O Zot, të kërkoj shëndet në këtë botë dhe në botën tjetër. O Zot, të kërkoj falje dhe ...

Mami instaloi kamerën në dhomën e vajzës, shpjegon arsyen që qëndron pas mavijosjeve në trupin e saj

Image
  Mami instaloi kamerën në dhomën e vajzës, shpjegon arsyen që qëndron pas mavijosjeve në trupin e saj.Edhe pse gjumi mund të jetë i mahnitshëm, shumë njerëz vuajnë nga pagjumësia ose paaftësia për të fjetur, apnea e gjumit që është paaftësia për të marrë frymë gjatë gjumit dhe të tjerët flasin për gjumë dhe ecje në gjumë. Njësoj si kjo vajzë që zgjohej në mëngjes me mavijosje të çuditshme dhe misterioze në pjesë të ndryshme të trupit. Fillimisht, kjo mavijosje gjatë natës do të ndodhte vetëm në mënyrë sporadike, kështu që prindërit e saj nuk e menduan shumë atë. Shiko videon e më poshtme për kuptuar më shumë:

Nusja e djali rrahin nënën. E moshuara ua plas të vërtetën në fytyrë: Më keni lënë rrugëve

Image
  Nusja e djali rrahin nënën. E moshuara ua plas të vërtetën në fytyrë: Më keni lënë rrugëve.Dramat familjare nuk kanë të sosur në vendin tonë. Sot ne News24, është trajtuar një rast i rëndë ku një grua e moshuar pretendon se është dhunuar nga i biri dhe bashkëshortja e tij. E moshuara ka pretenduar se është dhunuar nga djali dhe nusja e tij për të disatën herë radhazi, teksa është shfaqur në një video e shtrirë në tokë pas dhunës që pretendon se ka ushtruar mbi të nusja dhe i biri. E moshuara ulëret nga dhimbjet, teksa mbesa e filmon për të pasur sa më shumë prova. Emisioni me “Zemër te Hapur” ka pasur një komunikim me nusen dhe familjarë të saj te cilët kanë dhënë dëshminë e tyre lidhur me ngjarjen. Ata shprehen se nuk e kanë dhunuar as nusja dhe as djali por se ky është një lloj presioni dhe provokimi pasi shkak i gjithë këtij konflikti është shtëpia, që sipas nuses dhe djalit është pronë e tyre. Ata shprehen se e moshuara ka inskenuar ngjarjen për të përfituar këtë banesë dhe n...

Genta bëhet gati për të dalë, e bën këtë veprim në fund të shkallëve

Image
  Genta Ismajli, është njëra nga personazhet më të përfolur në mediat rozë, lidhja me biznesmenin e njohur turk, Usta bëri bujë të madhe duke e bërë atë të jetë në qendër të vëmendjes. E lidhja e tyre u forcua edhe më shumë kur çifti në fjalë u bënë prindër për herë të parë të dy binjakëve. Vajza dhe djali i kanë bërë më të bukur jetën këngëtares. E, Genta para pak çastesh ka publikuar foto e veshur me një palto të gjatë. Si duket ajo është bërë gati për të dalur në këtë mbrëmbje. /ORAinfo/ Shiko

“E Bardha” Porositej Në “Call Center”, Shkatërrohet Banda E Shqiptarëve Në Angli

Image
  Anëtarët e një grupi të krimit të organizuar, të cilët drejtonin një ‘Call Center’ dhe e përdornin atë për të furnizuar drogë në të gjithë veriperëndimine Anglisë, janë burgosur për gati 50 vjet. Qendra e thirrjeve, e vendosur në një banesë, përmbante një telefon celular të cilit njerëzit mund t’i telefononin për të porositur drogë. Një celular i veçantë do të përdorej më pas për të dërguar korrierët për të shpërndarë drogën. Operacioni u zhvillua në Preston dhe Chorley dhe ishte i hapur për biznes 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë. Vlerësohet se ka furnizuar shumë kilogramë drogë të klasës A me vlerë më shumë se 2 milionë paund. Pesë anëtarët kryesorë të bandës u burgosën këtë javë. Lojtari kryesor Bekim Hasmegaj, 35 vjeç, nga Marchëood Close, Blackrod u dënua me 10 vjet burg. Albi Hoxhaj, 25 vjeç, nga Loëfield Road, Stockport, i cili punonte në qendrën e thirrjeve, u burgos për pesë vjet e 10 muaj. Klevis Prenci, 33 vjeç, më parë nga Lee Lane, Horëich, u burgos me katër vjet ...

U lirua pasi dhunoi të moshuarën, Uniko shkon në shtëpinë e infermieres Aurona Pelaj

Image
  Pas lirimit të 3 infermiereve në Kosovë të cilat akuzohen se dhunuan gruan e moshuar brenda azilit, emisioni Uniko nga Spartak Koka ka udhëtuar drejt Pejës. Gazetari Koka ka shkuar drejt banesës së infermieres Aurona Pelaj në Pejë, e cila ishte dhe protagonistja në videon e dhunës brenda qendrës së të moshuarve Orenda. Dera e shtëpisë së familjes së Auronës është e mbyllur. Dritaret të mbyllura e grilat të ulura. Komshinjtë e Auronës thonë se anëtarët e familjes Pelaj nuk janë aty. Ata refuzojnë që të flasin për mediat dhe thonë se babai i Auronës nuk është i interesuar për të folur me askënd për çështjen e vajzës së tij, që bëri bujë dhe shkaktoi zemërim të madh publik në fillim të muajit Nëntor pasi infermierja Aurona Pelaj bashkë me 2 koleget e saj dhunuan fizikisht një grua të moshuar brenda azilit Orenda në Pejë. Gazetari Spartak Koka që shkoi në shtëpinë e Auronës tentoi të merrte një prononcim të shkurtër nga infermierja, tashmë e shkarkuar nga detyra, ndoshta dhe një ndje...

Adelina tregon asetet e bujshme, me fustanin super të hapur e të shkurtër

Image
  Adelina Tahiri po komentohet së fundmi mjaft shumë në mediat rozë, kjo me pjesëmarrjen në spekteklin e vallëzimit Dance with me. Edhe aty po e tregon veten duke mahnitur në secilen puntatë me vallëzimin e saj. E përpos kësaj vëmendje po merrë edhe me veshjen për vallëzimet. Në njërën prej tyre ajo publikoi një foto ku shfaqet super atraktive. E veshur me fustan të shkurtër e të hapur ka vënë në pah format trupore. Derisa merrë vëmendje edhe me ngjyren e trupi si qokollatë./InfoKosova/ Shiko foton:

E papritur! Arbenita zbulon super yllin që flirtoi me të me mesazh

Image
  Arbenita Ismajli eshte goxha aktive ne rrjetet sociale, ajo i është bashkuar një trendi viral në TikTok me personazh yllin e futbollit, Neymar. Veçse bukuroshja e ka  ‘djegur’  lojën, ajo në postimin e saj ka zbuluar një detaj. Neymar i ka shkruar së fundmi, rreth 10 ditë më parë duke i dërguar në Instagram një emoji me zemra. Sigurisht një replikë nuk ka ardhur nga modelja e njohur. Ndryshe, Arbenita pos nene dhe modele po eshte mjaft e angazhuar me video te bukura ne Tik Tik. Ku ndonjehere pjese te tyre e ben edhe bashkeshorin reperin e njohur Fero./prive/ Shiko videon:

Mimoza ‘nguc’ fansat e saj, publikon fotografi pa jelek!

Image
  Mimoza Shkodra, ka kohë që nuk ka sjellë një projekt të ri muzikorë, por, ajo është shumë aktive në mbrëmje dhe ahengje familjare brenda dhe jashtë Kosovës. Jeta e saj është mes Kosovës dhe Zvicrës, vend në të cilin ajo e ushtron profesionin e saj si farmaciste. Duke qenë se vazhdimisht është në lëvizje dhe udhëton shpesh, Mimoza poston rregullisht nga jeta e saj shumë e ngarkuar. Ajo se fundmi ka publikuar disa imazhe ku shfaqet e veshur me fustan të shkurt dhe provokues. E ajo që ka  ‘ndezur’  fansat e saj ka qenë vendimi për të mos veshur fare të brendshme. Pa riçipeta dhe me fustan të shkurt, Mimoza Shkodra po duket  ‘zjarr’.  /ORAinfo/ Shiko foton:

U tha se po rikthehet me Cozman pas 7 vitesh ndarje, reagon Tuna

Image
  Ditën e djeshme kudo u përhap lajmi se Tuna dhe Cozman do të vijnë me një bashkëpunim muzikor, lajm qe beri mjaft buje. Dyshja që ishin nga çiftet më të përfolura dikur por i dhanë fund lidhjes para 7 viteve, kanë të publikuar dy bashkëpunime që rezultojnë më të suksesshmet në karrierën e tyre. Ka qenë prive që e hodhi lajmin e rikthimit të dyshes me një këngë sipas burimeve të tyre ndërsa Tuna ka reaguar tërthorazi. Teksa ka publikuar një foto për festën e flamurit ajo ka shkruar: A kanë ujë ato burime (të shoqëruar me disa emoji duke qeshur) kjo u kuptua qartë se i referohej  “burimeve”  të prives por nuk u mor si mohim i lajmit. Ndersa mbete te shihet nese ata ne te vertete do vijne me projekt te ri se bashku.

Të gjitha lokacionet ku sot (e martë) do të ketë ndërprerje të rrymës!

Image
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Gjilan Nga TS 110/20(10) kV Kamenica do të ndërprehet: Dalja 10 [kV] Strezovci (kodi: 62000005) prej orës 10:00 deri në ora 15:00 Vendet: Kamenicë (T.S.P.Bazeni, Lagjja Çamëria, Ujësjellësi, Kollarët, Malësia), Moqari i ulët, Reçan, Hajnoc, Meshinë, Bugjenica, Strezoci, Kosovica, Carevci, Bushinca, Tirincë, Krileva, Leshtar, Boleci, Vaganeshi, Kremenatë dhe Rahovica. Mitrovicë  Vendet: Rrugët: Bahri Kuqi, Ismajl Qemajli (një pjesë). Fshatrat: Begaj, Gojbulë, Gumnishtë, Karaçë, Novosella e Begut (një pjesë), Shilovicë, Skroma, Studime, Studime e Ulët dhe Studime e Epërme. Pejë Vendet: Fshatrat: Babiq, Dobërdol, Duboqakë (një pjesë), Firaj (një pjesë), Gorazhdecë, Llozhan, Millovancë, Pishtan (një pjesë), Poqestë, Ramun, Strellcë i Ulët, Vragoc, Zhllopek si dhe pjesë e rrugës Tranzit, Ruzhdi Haxhijaj dhe Dardanija 1,2 dhe 3. Prishtinë Vendet: Obrançë, Peran, Obrança 1, 2, 3, Bradash, Bajqinë, Katunishtë, Lepajë, Dobratin 1 dhe Ferma e Pula...

I mbeti në gjysmë rruga për në atdhe, kosovari vdes në një aksident në Beograd!

Image
  Sot ka ndodhur një aksident me fatalitet në autostradë në Beograd. Burime të Indeksonline tregojnë se plagëve të marra nuk ka mundur t’i mbijetojë një 39-vjeçar nga Podujeva, i cili ka vdekur. Të njëjtat burime konfirmojnë se nga ky aksident ka mbetur e lënduar edhe një femër. E lënduara po trajtohet në Spitalin e Nishit. Mësohet se të njëjtit kanë qenë duke ardhur në Kosovë nga Zvicra./Indeksonline/

Mësuesja largohet nga puna për shkak se postoi foto me bikini!

Image
  Yeimmy Ilias Isaza, një mësuese nga Kolumbia me mbi 300,000 ndjekës në rrjetet sociale, thuhet se është pushuar nga puna pasi administratorët në ish-shkollën e saj hasën foto seksi në rrjetin e saj social Instagram. Që prej shkarkimit, Isaza mësohet se tashmë ka gjetur një pozicion të ri. Isaza nuk është mësuesja e parë që kritikohet për pozimin në rrjetet sociale me veshje seksi. Pak kohë më parë, një mësuese e artit në shkollën fillore të Nju Xhersit u ‘sulmua’ nga prindërit në shkollën e saj për t’u veshur me rroba të përshtatshme. Patrice Brown ishte mësuesja e parë që u pushua nga puna për shkak të rrobave që ajo zgjodhi të vishte. Së fundmi, 33-vjeçarja tha për gazetën ‘The Post’ se vazhdon të veshë rrobat që ajo dëshiron të veshë pavarësisht se është pushuar nga puna. Mësuesit shpesh ngacmohen nga administrata, prindërit, mësuesit e tjerë dhe në klasa më të mëdha nga nxënësit. Ajo që veshin mësuesit nuk duhet të jetë fokusi. Fokusi duhet të jetë te fëmijët. Rikujtojmë, se ...

Lajmi i fundit/ “Dridh” tërmeti Maqedoninë e Veriut, ja epiqendra

Image
 Një tërmet me intensitet 2 gradë sipas Rihterit është regjistruar sot në Maqedoni. Epiqendra e tërmetit është 17 kilometra nga Kërçova, në thellësi 10 kilometra.

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Image
Çmimi i benzinave ulet për 2 denarë, ndërsa i naftës për 1,5 denarë, përcjell TV21. Benzina BS-95 do të shitet për 84,5 denarë, benzina BS-98 – 86,5 denarë, ndërsa nafta do të shitet për 86,5 denarë.

Labi i bashkon Shyhreten e Remzien, publikojnë foto të bashku të lumtura

Image
  Na ndaje vetem nje muaj nga festa e Vitit te Ri, ku shume orej televizoneve dhe kengetareve kane filluar punen per kete feste. Edhe Labinot Gashi duket se ka filluar përgatitjet për festat e fundvitit, kete e tregoi permes disa fotove ne Insta Story. Ai shihet se ka bashkuar disa artiste të njohur,Shyhrete Behluli, Remzie Osmani e Shkurte Gashi shihet bashkë në foton e fundit dhe po duken shumë të lumtura. Se çka po përgatisin, mbetët të shihet në vazhdim. permes projekteve qe do i shohim shume shpejt. Ndryshe, Labinot Gashi eshte komentuar gjithmone per projektet e bukura per festat e fundvitit. Ai vite me pare mblidhte Vipat per kete feste duke luajtur lojera te ndryshme qe pelqeheshin tek publiku. Ndersa, se fundmi ato po i realizon kryesisht me kenge./ORAinfo/ Shiko foton:

Qytetari nga Malisheva me gjuhë të urrejtjes: E quan “sorrë” flamurin shqiptar dhe distancohet prej tij

Image
  Qytetari nga Malisheva me gjuhë të urrejtjes: E quan “sorrë” flamurin shqiptar dhe distancohet prej tij.Një qytetar nga Malisheva me bindje të forta fetare ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook e në të cilin denoncon nacionalizmin në prag të festës së 28 nëntorit duke u shprehur se flamuri shqiptar është “flamur i kufrit” (mashtrimit). Ubejdullah Ebu Suhelja pretendon të citojë një mori hadithesh që besojnë se ndalojnë festat nacionaliste. “Muslimanët quhen muslimanë sepse u janë nënshtruar obligimeve bazë, te muslimanët nuk do të gjesh asnjëherë përzieshmëri, nuk do të gjesh tek ta dashuri për flamurin shqiptar, apo ndonjë flamur tjetër prej simboleve të kufrit (mohimit) dhe injorancës.” – shkruan ai. Duke folur në shumës, ai thotë që “distancohen nga feja e të parëve, nga flamuri (të cilin e quan sorrë) dhe nga festat. Mësohet që z. Ebu Suhejla (emri i lindjes së të cilit nuk dihet) ishte pjesë e lajmeve edhe më herët për gjuhën e tij që është cilësuar si radikale.

Habit Big Mama: “S’jam single, kam një dashnor”

Image
  Në këtë episod të “Zemër Luana” me autore dhe moderatore Luana Vjollca deklaratat nuk kishin fund, një ndër to ishte dhe deklarata e këngëtares së mirënjohur Big Mama. Big Mama ishte një nga të ftuarat e mbrëmjes së sotme e cila i ka dhënë këtij spektakli të gjithë energjinë dhe sinqeritetin e saj. E vendosur përballë Ponit ku do pyesnin njëra-tjetrën me pyetje të formuara nga titujt e këngëve të tyre, ku Big Mama ka treguar: “Sjam single kam një dashnor tamam burrë”, por sigurisht kapitenët nuk u mjaftuan me këtë përgjigje dhe e kanë ngacmuar më tej duke e pyetur nëse ka fëmijë ai. Këngëtarja sqaroi duke u shprehur “Ai nuk ka fëmijë, ne të Kosovës dashnor i themi të dashurit”./tvklan.al

Megi Pojani nuk ka të ndalur, hap këmbët dhe në mes tyre vendos lule

Image
  Ajo nihet për natyrën e saj ekspresive, bëhet fjalë për moderatorën Megi Pojani, e cila së fundi ka vendosur ta sfidoj vetën në vallëzim. Modelja Megi Pojani e cila ëdhtë pjesë e spektaklit televiziv “Dancing ëith the Stars” është paraqitur tejet atrkative në secilën puntatë. Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale ku shpesh ndanë imazhe të ndryshme me fansat e saj besnik. Së fundi ajo ka befasuar me një postim jo shumë të zakonshëm. Megi shihet e ulur në dysheme teksa ka hapur këmbët dhe mes tyre ka vendosur një buqet me lule./InfoKosova Shiko Videon:

MOS E HUMB KETE OFERT KLIKOJE

NTVB