Mexhiti: BDI ka funksionuar pa Grubin, pa ne nuk e ka provuar
Nënkryetari dhe deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti, në emisionin “Rruga Drejt” që transmetohet sonte në Alsat, ka thënë se BDI-ja e ka provuar se mund të funksionojë pa zv.kryeministrin Artan Grubi, po jo edhe pa pjestarët e “grupit të zjarrit”. “Bashkimi Demokratik për Integrim, pa Artan Grubin e ka provuar, pa ne jo. Nuk them që nuk mund të funksionojë as pa ne. Por, nuk bëhet fjalë për çështje personale. Ne nuk kemi asnjë problem personal”, u shpreh Mexhiti.
Comments
Post a Comment