P0P

Pamje të rënda, shqiptari mas¤kron me t h¡kë ish-gruan në Greqi, ajo u fut në një supermarket për të shpëtuar por…(video)


 


Një grua 50-vjeçare shqiptare përfundoi në spital pasi u sulmua barbarisht me thikë nga ish-bashkëshorti i saj në mes të rrugës në ishullin e vogël të Greqisë, Thasos.

Pamjet e rënda janë xhiruara nga kamerat e një supermarketi që ndodhej pranë shtëpisë së saj, ku ajo vrapoi e zbathur për t’i shpëtuar ish-bashkëshortit, i cili kishte mbërritur në Greqi pak ditë më parë nga Shqipëria. 



Përpjekjet e saj rezultuan të pashpresa, pasi 55-vjeçari e goditi me në fytyrë dhe kokë duke e lënë të plagosur, sapo doli nga supermarketi. Momentet që pasojnë janë tronditëse, ndërsa gruaja rrëzohet përtokë dhe qytetarët e paktë që ndodheshin aty tentojnë ta ndihmojnë.

“Ai erdhi nga Shqipëria në ishull, u tha njerëzve që jam vëllai i saj dhe ata i treguan shtëpinë. Pasi i shkoi në shtëpi, gruaja e trembur mbylli dyert, por ai i theu xhamin e dritares”, rrëfen një prej dëshmitareve.

55-vjeçari u arrestua dhe iu sekuestrua një thikë dhe një kaçavidë, ndërsa ish-gruaja ndodhet në spital.

Comments

MOS E HUMB KETE OFERT KLIKOJE

NTVB

Popular posts from this blog

Çfarë i cmend më shumë femrat tek meshkυjt? Stυdimi nxjerr përgjigjen që nuk e prisnim

Shoku i Daorsës zbulon detajet tronditëse, çfarë bëri i dashuri i saj pasi verifikoi se vdiq

A është normale kjo që sapo i ndodhi Selvije Jaos pas tragjedisë në familje? (Foto)