Posts

Showing posts from December, 2025

P0P

“Familja e Liridonës ia dha mundësinë personit që e shiti armën e vrasjes të kërkonte falje, por ai nuk e bëri”

Image
  Në seancën e sotme në Gjykatën e Apelit, u shqyrtua rasti i Tom Dodajt, i dënuar me pesë vite burgim për shitjen e armës me të cilën u vra Liridona Ademaj. Avokati i familjes Ademaj, Leotrim Syla, ka deklaruar se vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë ishte i drejtë dhe se është brenda kufijve të dënueshmërisë, të cilat variojnë nga 1 deri në 8 vjet. “Shitja e armës, në këtë rast, ka pasur pasoja të rënda dhe është e natyrshme që të shqiptohet një dënim i tillë, pasi nuk mund të krahasohet me shitje të thjeshta armësh”, ka thënë Syla. Ai shpjegoi se, pas seancës së shkallës së parë, familja Ademaj i kishte dhënë Dodajt mundësinë të kërkonte falje dhe të ndante dhimbjen me ata, por ai nuk ka bërë asnjë hap në këtë drejtim. “Ne e kemi hapur derën për ngushëllime dhe e kemi ftuar të vijë për të kërkuar falje, por ai nuk ka ardhur. Mungesa e kërkimit të faljes dhe të pendesës për veprën që ka shkaktuar ka bërë që lidhja me familjen të mbetet shumë e dobët dhe kjo nuk mund të merret s...

‘Në aksion’, ia kërkojnë motrën për martesë, Adelina me përgjigje epike

Image
  Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri, ka tërhequr vëmendjen e fansave me reagimin e saj tejet komik pas një kërkese të papritur. Gjatë një sesioni pyetjesh dhe përgjigjesh me ndjekësit në Instagram, njëri prej tyre e ka surprizuar Adelinën me një mesazh që shkonte përtej kërkesave të zakonshme për postime. Një ndjekës i shkruan: “Postime me Dianën duam më shpesh, ke një motër që e kisha martu me ma dhanë.” Adelina, e njohur për natyrën e saj të hapur dhe humoristike, e ka shpërndarë mesazhin, por përgjigja e saj ishte ajo që mori të gjithë vëmendjen. Këngëtarja e ka shoqëruar mesazhin me një foto ku shfaqet së bashku me motrën e saj, Dianën, duke e etiketuar: “Diana në aksion” dhe poshtë saj ka shkruar prerazi: “S’e jap Dianën!” Ky reagim jo vetëm që shërbeu si një përgjigje humoristike ndaj kërkesës për martesë, por edhe theksoi se motrat Tahiri janë një dyshe që nuk kalojnë pa u vënë re.

Ndihmat sociale vonohen edhe në javën e dytë: Mbi 30 mijë familje në ankth dhe pa asnjë sqarim nga institucionet

Image
  Ndihmat sociale në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë në javën e dytë të muajit pa u lëshuar ende, duke shkaktuar shqetësim të madh tek mijëra familje që mbështeten në këto mjete minimale për mbijetesë. Familjet përfituese raportojnë se janë në ankth të vazhdueshëm, ndërkohë që institucionet nuk kanë dhënë asnjë njoftim zyrtar për arsyet e vonesës. Aktualisht, mbi 30 mijë familje në vend mbijetojnë përmes ndihmave sociale – një shumë e cila jo vetëm që është tejet e ulët, por konsiderohet ndër më të voglat në mbarë rajonin. Për shumë prej tyre, këto mjete janë e vetmja mënyrë për të siguruar ushqimet bazë dhe mbulimin e shpenzimeve elementare të jetesës. Situata sociale dhe ekonomike mbetet e rëndë, teksa trendi i ikjes nga vendi vazhdon të rritet. Shumë të rinj deklarojnë se e shohin të ardhmen e tyre jashtë Maqedonisë së Veriut, duke lënë prindërit dhe familjet në një pasiguri edhe më të madhe. Ky largim masiv po krijon një boshllëk të thellë social, ekonomik dhe emocional brenda ko...

Kallëzim penal për Oliver Spasovskin

Image
  Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, përcjell TV21. I njëjti, sipas MPB-së, dyshohet për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve duke dëmtuar buxhetin e shtetit për 5.565.927 denarë (rreth 90.500 euro) “Gjatë ushtrimit të funksionit të tij si ministër i Brendshëm, gjatë vitit 2021, O.S. ka shfrytëzuar pozitën dhe autorizimet zyrtare për t’i mundësuar një subjekti juridik – për kontroll teknik në komunën Saraj – të përfitojë pasuri në mënyrë të kundërligjshme në shumën prej 5.565.927 denarë. O.S. veprën e ka kryer duke mos marrë vendim për heqjen e autorizimit për kontrollin teknik brenda afatit ligjor, bazuar në propozimin e dorëzuar nga njësia kompetente për çështjet civile. I njëjti e dinte se afati për vendimin për heqjen e autorizimit ishte maksimalisht 15 ditë nga dorëzimi i rastit, ai nuk e përmbushi detyrën e tij zyrtare në përputhje me nenin 65, paragrafi 3 të Ligjit p...

Bastisje në Haraçinë, Hasanbeg dhe Çair!

Image
  Nga Prokuroria për Themelore për Ndjekje të krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njoftojnë se në bashkëpunim me Policinë, po zhvillojnë bastisje në disa rajone të Shkupit, përcjell TV21. Nga Prokuroria thonë se persona të caktuar dyshohen për vepra penale që kanë të bëjnë me drogë dhe armë. “Gjatë mëngjesit, punonjës të policisë, nën udhëheqjen prokurorit nga Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, po kryejnë bastisje në disa lokacione në Haraçinë, Hasanbeg, Brezë, Ingjikovë dhe Çair, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale të lidhura me armë dhe drogë”, thonë nga Prokuroria.

Zjarri përfshiu një banesë në Prishtinë, një person mori tretman mjekësor

Image
  Një ndërtesë në lagjen Bregun e Diellit Prishtinë është përfshirë nga zjarri. Kanë intervenuar njësitë e zjarrfikësve, policia dhe ekipi i emergjencës. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha se policia janë duke u marrë me rastin. “Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një banesë. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, kurse një person ka pranuar tretman mjekësor. Aktualisht policia dhe zjarrfikësit janë duke u marrë me rastin”, ka njoftuar Pllana.

Aρlikon për operatore në call ceηter, Era sh. okοhet kur mëson se ç’bëhej aty

Image
Call center-at janë një ndër opsionet kryesore për të punësuar të rinjtë në vendin tonë. Përgjithësisht studentët, por edhe ata që njohin një gjuhë të huaj punësohen në këto qendra telefonike që paguajnë mirë, pavarësisht lodhjes që kanë.    Një punë të tillë ka kërkuar edhe një vajzë nga Tirana, e cila kishte nevojë për një punë të dytë. Pasi ka parë një njoftim në rrjetet sociale për punë në një Call Center që paguante mirë, e reja ka vendosur t’i shkruajë vajzës që kishte postuar njoftimin. Por vajza e cila ka dërguar denoncimin e saj pranë redaksisë së JOQ, është sh o kuar nga përgjigjja që ka marrë, sepse në fakt nuk bëhej fjalë për një call center si ato që jemi mësuar të dëgjojmë. Kjo pasi kundrejt një pagese prej më shumë se 800 eurosh, vajza me emrin Evis, i thotë se do të lidhet direkt me të huajt, dhe nuk do t’i duhet as gjuha e huaj. Jo vetëm kaq, por ajo i thotë se duhet të zhv ishet dhe të bëjë çdo gjë që ata do t’i kërkojnë. E reja e tr ond itur shkruan pranë JO...

Ndërron jetë Nazif Gashi, legjenda e boksit kosova

Image
  Ka vdekur Nazif Gashi, njëri prej emrave më të mëdhenj të historisë së sportit të Kosovës. Gashi, 74-vjeçar, ka pasur një karrierë të pasur si boksier. Ai ishte pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës, e cila për shumë vjet dominoi në shtetin e dikurshëm federativ. Për vdekjen e Gashit kanë njoftuar familjarë të tij. Në vitet shtatëdhjeta dhe tetëdhjeta të shekullit të kaluar, Gashi dhe boksierët e tjerë të Prishtinës kishin bërë krenarë gjithë Kosovën me paraqitjet e tyre.

Nëna nga Korça flet hapur fare: Jam shumë krenare që kam trα. dhëtυαr bυrrin

Image
  Unë që po ju shkruaj jam një nënë me dy fëmijë nga një zonë afër Korçës. Jam martuar para tetë vjetësh me një djalë që jetonte vetëm 40 minuta larg nga zona ku jetoja unë me familjen time. Për këtë djalin ndërhyri xhaxhai im.Pretendenti, që më pas u bë burri im, jetonte prej disa vitesh në Greqi, bashkë me vëllain e tij. Prindërit e mi jetonin në Itali dhe unë jetoja bashkë me gjyshen, por kur u fejova, ata erdhën e ndenjën disa muaj derisa u martova unë, pastaj ikën përsëri te vëllai im sepse jetonin me atë. Gjatë kohës që isha e fejuar, i fejuari im vinte shpesh nga Greqia dhe më trajtonte mirë, por unë nuk isha shumë e entuziazmuar prej kësaj fejese, e kisha marrë më tepër si diçka që duhej ta bëja sa për sy e faqe, sepse më kishte kaluar koha për t’u martuar. Të paktën kështu e mendonin prindërit dhe fisi im, sepse unë as që e kisha ndërmend të martohesha. Djali ishte simpatik e tërheqës dhe kjo gjë më pëlqente, edhe pse në mendjen time nuk ishte e rëndësishme që ai të ishte ...

(VIDEO) Organizatorët thirrje RMV-së: Mos arrestoni me fletarrest Serbia

Image
  Vetëm disa ditë para protestës së paralajmëruar për 13 dhjetor në Sheshin Skënderbeu, ku do të kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, këshilli organizativ ka bërë apel për pjesëmarrje masive. Bujar Dardhishta nga Këshilli organizativ njoftoi se janë dërguar dy kërkesa për leje te Qyteti i Shkupit, por siguroi se protesta do të zhvillohet edhe nëse institucionet nuk japin leje, pasi është e drejtë kushtetuese. Ai theksoi se kërkohet mbështetje reale dhe jo parimore siç protestën disa politikan. BUJAR DARDHISHTA, KËSHILLI ORGANIZATIV Nuk kemi plan rezervë, por plan rezerv ka kushtetuta dhe ligji është ligji, citoj në mënyrë taksative, ligji mbi protestat, neni 5 pika 1 ku thotë shprehimisht se qytetarët se e drejta e protestës vetëm në dy mënyra mund të kufizohet, në rrethanë lufte dhe në gjendje të jashtëzakonshme, edhe pa leje paraprake nga çfarëdo organ shtetëorë vetëm me njoftim paraprak 24/48 orë drejtuar MPB-së. Duke ditur që një pjesë e ish ushtarë...

Aeroplani ushtarak gjerman s’po mund të aterojë në Prishtinë, devijon rrugën për në Shkup

Image
  Një aeroplan ushtarak gjerman, i cili ishte nisur nga Berlini, nuk ka mundur të aterojë në Aeroportin Ndërkombëtar Prishtinë “Adem Jashari”. Gjurmuesi i fluturimeve, “Flightradar24”, ka shfaqur se aeroplani i ushtrisë gjermane është nisur në orën 8:40 të mëngjesit dhe ka qëndruar në ajër për rreth shtatë orë. Sipas asaj që shihet, fluturakja ushtarake e ka devijuar rrugën për në Shkup.

Stolisja e Shkupit për festat e fundvitit do të kushtojë 53,000 €

Image
  Kompania  “Link Media Plus”  është zgjedhur për të realizuar dekorimin e Shkupit për Vitin e Ri. Oferta e saj ishte e vetmja në tenderin e shpallur nga autoritetet e qytetit, të cilat për zbukurimin e zonës qendrore dhe bulevardëve kryesorë do të paguajnë  3.260.000 denarë , ose rreth 53.000 euro. Pas dorëzimit të garancisë bankare nga kompania, do të nënshkruhet kontrata. Kompania “Link Media Plus” këtë vit ka fituar gjithashtu tenderët për dekorimin në Komunën Qendër të Shkupit dhe në Komunën e Shtipit. Sipas sistemit të prokurimeve publike, kompania ka punuar edhe në mirëmbajtjen e automjeteve zyrtare të Administratës së Policisë Financiare, shërbime për pastrimin e rrugëve, si dhe furnizime me kontejnerë mbeturinash. Në vitin 2023, ajo realizoi dekorimin festiv në Kavadar, Çair dhe në Qendrën Tregtare të Shkupit. Sipas specifikimeve të tenderit, kompania duhet të vendosë elemente dekorative dhe ndriçues të Vitit të Ri në disa lokacione në Shkup. Pjesa më e madh...

BDI kërkon tërheqjen e librit të Gjeografisë: Kosova nuk është “Metohi”!

Image
  Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kërkon tërheqjen e menjëhershme të librit të Gjeografisë për klasën e shtatë, ku në pjesën për Republikën e Kosovës, përdoret fjala “Metohi”. Nga BDI thonë se përgjegjësia për këtë “bie drejtpërdrejt mbi strukturat qeverisëse, të cilat përfaqësohen në Ministrinë e Arsimit dhe Komisionin për tekste shkollore”. “Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për qasjen tendencioze dhe pasaktësitë e rënda që gjenden në librin e Gjeografisë për klasën e VII-të, botuar nga shtëpia botuese “Trimaks”, Shkup, dhe miratuar nga Komisioni Kombëtar për tekste shkollore më 5 gusht 2025. Ky libër është futur në përdorim gjatë vitit shkollor 2025 dhe përmban formulime që shtrembërojnë realitetin historik dhe politik të Kosovës. Paraqitja e Kosovës si “gjendet në jugperëndim të Serbisë” i jep Serbisë rolin e pikë-referencës dhe anashkalon njohjen e Kosovës si shtet i pavarur nga Maqedonia e Veriut. Përdorimi i termit “Metohi” për Rrafshin e Duk...

Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

Image
  Herët në mëngjes, në orën 1:23 të mëngjesit, një tërmet i dobët u regjistrua në pjesën perëndimore të vendit, më saktësisht në afërsi të Kërçovës, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC). Tërmeti kishte magnitudë prej 2 ballë sipas shkallës Rihter dhe thellësi prej 15 kilometrash. Sipas EMSC, epiqendra ndodhej 15 kilometra në jugperëndim të Kërçovës. Deri më tani, nuk janë raportuar dëme materiale apo pasoja të tjera të tërmetit. Tërmeti është regjistruar edhe nga Instituti i Shkencave Gjeologjike në Tiranë, sipas informacionit të të cilit, epiqendra është në Komunën e Debërcës.

“The Telegraph”: Bosi shqiptar i drogës arratiset nga burgu për herë të katërt

Image
  Taulant  Toma , i njohur nga mediat italiane si “magjistari i arratisjeve”, ka ikur nga  Burgu Opera në Milano  në mëngjesin e së dielës. Ai përdori një file metalike, që supozohet se është vjedhur nga punëtoria e burgut, për të prerë shufrat e dritares së qelisë dhe më pas zbriti 6 metra në tokë duke përdorur çarçafë të lidhur, shkruan  “The Telegraph” . I dënuar për  trafik droge, armësh, dhunë dhe grabitje të dhunshme , Taulant duhej të qëndronte pas hekurave deri në vitin 2048, por tashmë është përsëri në arrati. Kjo është  arratisja e tij e katërt  nga burgjet në Itali dhe Belgjikë. Burgu Opera ka kapacitet për 900 të burgosur, por aktualisht aty ndodhen 1,338, një  mbipopullim prej 153% , sipas sindikatës së gardianëve. Autoritetet e burgut fajësojnë  mbipopullimin dhe mungesën e gardianëve  për këtë arratisje. Policia italiane ka nisur një  ndjekje kombëtare  dhe hetime për mënyrën se si Taulant arriti të largohet...

Zeqirija Ibrahimi jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Alternativës

Image
  Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka paraqitur dorëheqjen e tij të parevokueshme nga posti i kreut të partisë në mbledhjen e sontme të Kuvendit Qendror. Vendimi, siç theksoi ai, vjen si rezultat i zhvillimeve të fundit brenda koalicionit VLEN dhe nevojës për t’i hapur rrugë një lidershipi të ri. Në krye të partisë, deri në kongresin e ardhshëm, u zgjodh deputeti Bekim Sali, të cilin Ibrahimi e cilësoi si mik të tij të vjetër dhe drejtuesin e ardhshëm që do të udhëheqë proceset politike të Alternativës dhe VLEN-it. Në fjalimin e tij të gjatë dhe reflektues, Ibrahimi solli arsyet e dorëheqjes, bilancin e 11 viteve të angazhimit politik dhe një mesazh falënderimi për mbështetësit, bashkëpunëtorët dhe familjen. Postimi i plotë i Zeqirja Ibrahimit në Facebook: Të nderuar bashkëpunëtorë e kolegë të Alternativës, në veçanti, e të VLEN-it, në përgjithësi, Familjarë të dashur, miq e shokë, Dëshiroj t’ju njoftoj publikisht se sonte, në mbledhjen e Kuvendit Qendror të Alternativës...

Pas kaq kohe i mbyllur, banori i BBVK-së merr vesh se ka vdekur Shpat Kasapi, e ka pasur shok, u mërzit e i përloti të gjithë

Image
  Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 4, Nailiri, ka ndarë edhe një herë publikisht dhimbjen dhe ngushëllimet e tij për familjen e Shpat Kasapit, pasi lajmi për vdekjen e këngëtarit të njohur e ka prekur thellë. Ai rrëfeu se momenti kur mësoi për humbjen e papritur ka qenë tepër i rëndë për të, duke theksuar se përveç raportit profesional që kishin pasur së fundmi përmes një interviste, mes tyre ekzistonte edhe një lidhje miqësore e krijuar nga koha kur jetonin në të njëjtin pallat në Tiranë. Nailiri kujtoi me mall ditët kur takoheshin çdo mëngjes për të pirë kafe, si dhe seancat e shumta në palestër ku ushtronin së bashku, duke shtuar se këto momente tani marrin një tjetër vlerë, sepse mbeten kujtime të një personi që nuk është më. Ai u ndal edhe te videoja që u bë virale në rrjet, ku disa nga banorët e shtëpisë këndonin këngët e Shpatit, ndërsa Labi, konkurrenti më i ri i spektaklit, gjendej në një situatë të vështirë, pasi e dinte lajmin tragjik, por nuk mund ta shprehte pë...

MOS E HUMB KETE OFERT KLIKOJE

NTVB