Ky është personi që dyshohet për sulm sek/sual ndaj alpinistes Mrika Nikqi

Alpinistja Mrika Nikqi ka njoftuar se më 27 shtator është sulmuar sek/sualisht në një rrugë në qendër të Pejës, kurse policia ka arrestuar të dyshuarin, ndaj të cilit është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh. Mësohet se personi që e sulmoi seksualisht alpinisten Nikqi, është 25 vjeçari, Flori Beqiraj. Edhe Drejtoria Rajonale e Policisё në Pejё ka njoftuar se “me datën 27.09.2022, rreth orës 21:30, ёshtё paraqitur viktima femër kosovare, e cila informon se deri sa ka qenë duke ecur nё rrugën ‘Wesli Clark’ nё Pejё, njё person i panjohur pёr viktimën e ka kapur nga pas dhe e ka mbajtur pa dёshiren e saj, duke e prekur ne pjesё tё ndryshme tё trupit”.