E trishtë ne Tiranë! Burri me tr*dhton me gruan e martuar, priti te flija une dhe u fut te krevati im me burrin

Një grua, nënë e një djali gjashtëvjeçar, ka zbuluar një tradhti shkatërruese që ka tronditur jetën e saj dhe të familjes. Për gati një vit, bashkëshorti i saj kishte një marrëdhënie jashtëmartesore me një grua të martuar, e cila gjithashtu ka 16 vite martesë dhe është nënë e dy fëmijëve. “Unë jam një zonjë që kam 8 vite e martuar dhe jam nënë e një djali 6-vjeçar. Prej rreth 4 muajsh kam mësuar se bashkëshorti më ka tradhtuar me një grua tjetër, e cila është gjithashtu e martuar prej 16 vitesh dhe ka dy fëmijë. Bashkëshorti im punonte në rrobaqepësi së bashku me dashnoren e tij, dhe prej më shumë se një viti më tradhtonte me të. Mua më thoshte se ishte jashtë orarit të punës, por në fakt shkonte në hotele me të. Në dhjetor të vitit të kaluar, më tha se do të shkonte në Dukagjin për të çuar një porosi, ndërkohë që ata të dy kishin shkuar bashkë në hotel. Ajo kishte marrë me vete edhe kunatën e saj, dhe priti derisa ajo të flinte për të shkuar në dhomën e burrit tim. Tradhtinë e t...