Nga mesnata ulet çmimi i dizelit

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,16% në raport me vendimin e datës 28.10.2022. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 0,870 %, te nafta ka ulje për 1,202 %, te vaji ekstra i lehtë ka ulje për 0,228 % dhe te mazuti rritja është për 2,506% . Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,387%. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,50 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulet për 1,00 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 0,50 den/l, ndërsa çmimi i shitjes mepakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 nuk ndryshon. ...